Të Plotësuar në Krishtin

Sa të “plotësuar” jeni në jetën tuaj? Sa të plotë ndiheni? Në kohë zhgënjimi ose krize, ju mund të mendoni: Nuk i kam gjërat e nevojshme. . .  Nuk mund t’ja dal e vetme. Shumë mendojnë se nuk janë të plotë, nëse nuk janë të lidhur me dikë tjetër. Sidoqoftë, nëse ju vërtet e keni lejuar Krishtin të vijë në jetën tuaj si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj, Bibla thotë se jeni “të plotë në të” (Kolosianëve 2:10). Ju jeni të plotë! Ju nuk keni nevojë për dikë ose diçka që t’ju plotësojë.

“Jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam.” (Filipianëve 4:11)

Ja disa këshilla për kohën tuaj të beqarisë:

Pohoji vështirësitë — Është e vështirë të heqësh dorë nga dëshirat e zemrës tënde. (Jeremia 10:23)

Dil përmbi mendësinë sipas të cilës gjëja e tjetrit është më e mirë se e imja — Mos supozo që “bari është më i gjelbër në livadhin e tjetrit”. (1 Korintasve 7:28)

Ushqe një zemër mirënjohëse. (1 Thesalonikasve 5:16–18)

Mbaje si të çmuar identitetin tënd tek Krishti. (Kolosianëve 3:3)

Prit nga Perëndia që të të japë një shërbesë — Perëndia dëshiron të të përdorë në jetët e të tjerëve. (Romakëve 12:4–17)

Krijo një “familje” shokësh. (Fjalët e Urta 17:17)

Besoja të ardhmen tënde Perëndisë. (Mateu 6:33)

“Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe.” (1 Timoteut 6:6)

Jeta jote është e plotë sepse Ai të do.  Dashuria e Perëndisë mjafton për të përmbushur të gjitha nevojat dhe dëshirat e tua.  Ai ka një plan të mrekullueshëm për jetën tënde.  Mos u ligështo dhe prit për Zotin.

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Çelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI