Kur arrijmë në destinacion, kuptojmë se bekimi më i madh ishte udhëtimi.

Galatasve 6:9

Lev Tolstoit iu deshën gjashtë vjet (dhe të paktën shtatë drafte) për të shkruar librin “Lufta dhe Paqja”, por romani i tij tani konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha letrare të të gjitha kohërave. Ludëig van Beethoven priti edhe më gjatë për të sjellë në skenë kompozimin e tij më të mirë – Simfoninë nr. 9. U deshën tre dekada për të.

Po sikur këta njerëz thjesht të kishin hequr dorë? Po sikur të mos i kishin kaluar të gjitha zhgënjimet dhe pengesat? Po sikur të kishin dëgjuar të gjithë njerëzit që u thoshin se nuk do ja dilnin mbanë? Ata do të ishin më të  mjerët – po ashtu edhe ne.

Ndonjëherë premtimet e Perëndisë mund të duken të largëta dhe shumë të vështira për t’u arritur. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz kërkojnë rrugë të shkurtra. Në fund të fundit, ata arsyetojnë, nëse Perëndia bën një premtim, a nuk do Ai  që ta arrijmë dhe ta shijojmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur? Jo domosdoshmërisht. Kur përpiqemi të manipulojmë rrethanat dhe ta “ndihmojmë” Zotin të përmbushë premtimin e Tij, ka shumë mundësi që të pengojmë gjërat e mira që Ai ka në mendje për ne. Për këtë arsye, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujtojmë se pjesë e bekimit është besimi dhe urtësia e fituar gjatë pritjes.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI