Po kush është ky Filiste, i parrethprerë, që guxon të poshtërojë ushtrinë e Perëndisë të gjallë? – 1 e Samuelit 17:26b
Në dritë, gjërat duken ndryshe nga mënyra se si duken kur janë në errësirë.
Ryan Oddo tregon një histori për të qeshur, kur ishte djalë i vogël, u zgjua nga zhurmat që dëgjonte në dhomën e tij të errët të gjumit. I ngrirë nga frika, atij po i dukej sikur diçka po lëvizte në fund të shtratit të tij, dhe më pas filloi t’i lëvizte lart e poshtë trupit të tij. Kur i arriti afër gjoksit, bërtiti me të madhe dhe kërceu nga shtrati duke hedhur poshtë gjithë mbulesat e tij. Kur ndezi dritat, pa se ishte hamsteri i tij që fluturonte nëpër dhomë.
Ndaj kur i shohim çështjet e jetës sonë nën dritën e fuqisë së Perëndisë, gjithçka ndryshon. E mbani mend historinë e Davidit dhe Goliathit? Një gjigant 3 metra i gjatë, i quajtur Goliath po terrorizonte ushtrinë izraelite dhe mbretin e tyre. Davidi, bariu djaloshar, mbërriti pikërisht në kohën kur shikon ushtrinë të largohet nga frika e atij gjigandi.
Por Davidi i sheh gjërat ndryshe. Ndaj pyeti: “Po kush është ky Filiste, i parrethprerë, që guxon të poshtërojë ushtrinë e Perëndisë të gjallë? (1 Samuelit 17:26b) Davidi e sheh Goliathin nën dritën e fuqisë së Perëndisë, jo nën dritën e forcës së vet. Davidi kërkon të luftojë me Goliathin, duke thënë: ” Zoti që më shpëtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do të më shpëtojë edhe nga dora e këtij Filisteu”. (1 Samuelit 17:37). Kur ndihemi të pafuqishëm ndaj problemeve të përmasave të Goliatit në jetën tonë, shikimi i tyre nën dritën e fuqisë së Perëndisë do të ndryshojë gjithçka.
A jeni duke u përballur me Goliathin? Si ju ka ndihmuar Perëndia më përpara? Ashtu si Davidi, edhe ju mund të thoni, “Zoti që më shpëtoi nga….(plotësojeni ju vetë), do të më shpëtojë nga ky rrezik që më kanoset!”