Çdo fëmijë ka nevojë për një hero. Djali ka nevojë për një figurë burri që mund ta imitojë, po ashtu edhe vajza ka nevojë për një figurë burri që do ta bëjë atë të ndihet e mbrojtur dhe e sigurt. Kush mund të jetë ai hero më mirë se babai?
Babai hero ka një lidhje të veçantë me fëmijët e tij.
Të gjithë fëmijët në botë duan që një babai i tyre të ketë dëshirë të qëndrojë me ta – të shohë se çfarë po vizatojnë dhe të vizatojë bashkë me ta, t’u kërkojë atyre të bëjnë punë me të. Pavarësisht se sa vjeç është një fëmijë, çdo djalë dhe vajzë dëshiron të dijë se është i veçantë për babain e vet. Koha që kaloni bashkë me fëmijën si kur luani me letra apo bejsboll apo bëni diçka tjetër i dhuron fëmijës një ndjesi të thellë vlerësimi.
Ndaj harroni pushimet e shtrenjta dhe luani me fëmijët tuaj. Bëhuni pjesë e jetës së tyre dhe shikojini në sy. Pavarësisht nëse janë adoleshente apo të vegjël, çdo fëmijë ndihet dyfish më i rëndësishëm kur babai i tyre i kushton vëmendje për disa orë në javë.
Babi hero sakrifikon për fëmijët e tij.
Kur bëhet fjalë për ndjenjën e dashurisë, fëmijët kanë mendime të veçanta. Ata mendojnë se nëna e tyre duhet t’i dojë, por dashuria e babait të tyre është e negociueshme. Fëmijët duan dëshpërimisht që dashuria e babait të ndihet më e sigurt. Fëmijët dëshirojnë të shohin nëse babai i tyre do të sakrifikojë për ta – a do të ndalojë së bëri atë që po bën,a do të ndryshojë drejtim dhe a do të heqë dorë nga diçka vetëm për ta? Nëse ai është babai për të cilin fëmija ka nevojë, ai do të sakrifikojë para, kohë, hobi dhe rehati për t’i treguar dashurinë fëmijës së tij.
Babai hero drejton familjen.
Shumë baballarë drejtojnë aktivitetet sportive të fëmijëve të tyre, gjë që është e mrekullueshme. Por kurrë mos e ngatërroni stërvitjen me drejtimin. Fëmijët kanë nevojë që baballarët e tyre t’i udhëheqin. Një trajner i tregon një fëmije se çfarë të bëjë dhe i tregon rrugën. Një udhëheqës ecën përpara fëmijës dhe i tregon se si të sillet, të flasë dhe të ndihet. Një trajner inkurajon nga jashtë, por një drejtues ecën ecën para dhe i hap rrugën fëmijës që ta ndjekë nga pas.
Fëmijët e zhvillojnë identitetin e tyre, pjesërisht, duke parë baballarët dhe duke imituar sjelljet e tyre. Nëse një baba flet me mirësi, atë do të bëjë edhe fëmija i tij. Nëse ai kritikon të tjerët, fëmija i tij do kritikojë gjithashtu. Imitimi i prindërve ndodh automatikisht.
Por fëmijët bëjnë edhe diçka tjetër për të zhvilluar identitetin e tyre. Ata studiojnë gjuhën e trupit dhe të folurit e babait të tyre për të dhëna në lidhje me atë që ai mendon dhe ndjen për ta. Nëse një baba tregon se fëmija është i zgjuar, i aftë dhe që ia vlen t’i kushtohet vëmendje, atëherë fëmija ndihet i zgjuar. Ai bëhet personi që babai i tij beson se ai është.
Nëse një vajzë kupton se babai i saj mendon se ajo është shumë e shëndoshë, asaj nuk do i duket kurrë vetja e dobët. Nëse, nga ana tjetër, ajo zbulon se babai i saj beson se ajo është e fortë dhe e aftë, bota nuk do të jetë në gjendje ta ndalojë atë.
Shumica e prindërve e dinë mirë se: Bota është një vend i vështirë dhe i frikshëm për të rritur fëmijë. Por bota gjithmonë kështu ka qënë, dhe Zoti e di. Kjo është arsyeja pse Ai dha zgjidhjen e përsosur: heronjtë. Pyetja për çdo baba është: A jeni i gatshëm të pranoni pozicionin tuaj?