A i intereson Zotit me të vërtetë?

Dy herë iu bë kjo pyetje Jezusit: “A nuk të intereson?”

Herën e parë  ndodhi në detin e Galilesë kur shpërtheu një furtunë e madhe. Valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo pothuajse u mbyt. Gjatë gjithë kësaj kohe Jezusi flinte në kiç mbi një jastëk. Dishepujt e zgjuan Atë. “Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?” Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!.” Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe. (Marku 4:38-39).

A nuk i interesonte Jezusit që kur stuhia shpërtheu? Sigurisht, që po. Por Ai e dinte se ata do të arrinin shëndoshë e mirë  në anën tjetër të bregut. Dishepujt u qetësuan vetëm pasi u bë një bunacë e madhe.

Herën e dytë që lexojmë të njëjtat fjalë, “A nuk të intereson?” ndodhi kur Jezusi ishte në shtëpinë e Marisë dhe Martës. Maria u ul te këmbët e Jezusit duke dëgjuar mësimet e Tij, ndërsa Marta punonte në kuzhinë. Më në fund, e zhgënjyer, Marta erdhi te Jezusi. “Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej?” (Luka 10:40). Jezusi u përgjigj duke i dhënë Martës një këndvështrim të ri. Ai tha se Maria kishte bërë zgjedhjen më të mirë – se përkushtimi me zemër ndaj Zotit e kënaq Atë më shumë sesa puna sakrifikuese.

“Zot, a nuk të intereson?” Edhe ne bëjmë të njëjtën pyetje  kur jemi në një situatë pa ndonjë  shpjegim logjik. Dhe përgjigja? Po, Perëndisë i intereson. Psalmi 95 thotë: “Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. ” (Psalmi 95:7).

Sa herë që përballeni me ndonjë stuhi në jetën tuaj ose jeni të irrituar sepse po punoni shumë dhe askush nuk do t’ja dijë, kujtoni se Perëndia sheh dhe kujdeset. “ Dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.” (1 Pjetrit 5:7).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI