Lajmi Fundit
    prev next

    Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjave dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës. (Hebrenjve 4:12)

    Francois Marie Voltaire, një gnostik francez, tha se krishtërimi nuk do ta ndihmonte atë të jetonte 100 vite, por 100 vite pas vdekjes së tij, Shoqëria Biblike e Gjenevës bleu shtëpinë e tij të vjetër dhe nën shtëpinë botuese të tij Voltaire, shtypi një botim të plotë të Biblës. 100 vite pas vdekjes së tij, botimi i parë i punëve të tij u shit për një shumë të barabartë me 11 cent të Shteteve të Bashkuara në një treg mallrash të vjetra ndërsa Cari i Rusisë pagoi $500,000 dollarë për Kodikun Sinaitik, një dorëshkrim grek i Biblës.

    Voltaire nuk ishte as i pari as i fundit që sulmoi Biblën, duke u përpjekur për t’i dhënë një goditje që do ta hiqte qafe një herë e përgjithmonë. Dhe profeti Jeremia, na tregon sesi mbretit Jehoakim, nuk i pëlqeu ajo që dëgjoi, që Jeremia kishte shkruar, dhe mori thikën, preu pergamenën, dhe e hodhi në zjarr. Jeremia thjesht e rishkroi librin.

    Shumë herë mbretërit dhe sunduesit kanë urdhëruar që Bibla të shkatërrohet. Diokletiani, perandori Romak, miratoi një ligj në vitin 303 pas Krishtit, duke urdhëruar që të gjitha Biblat të mblidheshin dhe të shkatërroheshin. Një vit pas kësaj, Diokletiani u pasua nga Konstandini, i cili e shpalli krishtërimin si fenë zyrtare, dhe tempujt paganë u kthyen në kisha.

    Libri i parë që u printua nga Johan Gutenberg dhe libri i parë u çua në Hënë nga astronauti Ed Mitchell ishte Bibla. Asnjë libër tjetër në histori nuk ka qenë kaq i kërkuar apo t’i ketë rezistuar kaq shumë testit të kohës.

    Pse? Ka vetëm një arsye: Ky nuk është një libër i zakonshëm. Si një libër i dhënë nga Perëndia, ka një autoritet të qartë e të fortë. Asnjë libër tjetër nuk na flet kaq qartë për natyrën tonë mëkatare, por e largon dëshpërimin duke na treguar sesi shpëtimi dhe falja, janë të mundura nëpërmjet Jezus Krishtit. Fakti që Bibla nuk është mundur të shkatërrohet, dëshmon autoritetin e saj; dhe, të mohosh atë është si të mohosh ngrohtësinë e diellit.

    Por argumenti për autoritetin e Fjalës së Perëndisë nuk mbaron vetëm me pjesën që ajo ka jetuar më gjatë sesa kritikët e saj. Ka edhe pesë dëshmi të fuqishme të këtij autoriteti: 1) Plotësimi i profecive të Biblës, dokumentuar dhe verifikuar nga historia laike, si krijimi i shtetit modern të Izraelit; 2) Zbulimet e arkeologëve, të cilat kanë mbështetur faktet Biblike, si ekzistenca e Hitejve, emri i personazheve Biblikë si Nebukadnetsar, Belshazar, Abraham, dhe David; 3) Shkenca gjithashtu verifikon pohimet që ka bërë Bibla 4) Bollëku i provave të dorëshkrimeve që mbështetin integritetin e vetë tekstit; dhe 5) Jetët e ndryshuara që mbështesin deklaratën se ajo vepron me të vërtetë. Po, çështja e autoritetit është e rëndësishme, shumë e rëndësishme.

    5 mite mbi studimin e Biblës

    Comments.

    Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

    Leave a Reply.

    * Your email address will not be published.
    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>