Pali, shërbëtor i Jezu Krishtit… të gjithëve që janë në Romë, të dashur nga Perëndia, të thirrur si shenjtorë. (Romakëve 1:1, 7)
Charles Haddon Spurgeon, tregoi historinë e një gruaje të varfër e cila u përball me një agnostik modern i cili e pyeti: “Çfarë po lexon?” Ajo u përgjigj: “Biblën, Fjalën e Perëndisë.” Ai tha menjëherë: “Kush të tha që është Fjala e Perëndisë?” Ajo tha: “Ma ka thënë Ai vetë.” “Ta ka thënë Ai,” ia ktheu ai me përbuzje: “Pse, mund ta vërtetosh këtë?” Duke parë drejt qiellit zonja e moshuar u përgjigj: “A mund të më vërtetosh ti se ka një diell atje lart në qiell?” Ai u përgjigj: “Po, sigurisht! Prova më e mirë është se ai më ngroh dhe unë mund të shoh dritën e tij.” Ajo ia ktheu me gëzim: “Kjo është! Prova që unë kam se kjo është Fjala e Perëndisë, është se ajo më ngroh dhe më ndriçon shpirtin!”
Ndoshta mund të bini dakord që Bibla e bën këtë, por a është kjo e mjaftueshme? Kam takuar njerëz që më kanë thënë të njëjtën gjë kur më janë përgjigjur për leximin e kuranit, ose profetë Lindorë të cilët ulen këmbëkryq në krevat duke pasur vegime për drogëra. Mbi çfarë bazohet autoriteti i Fjalës? Në eksperiencën tuaj, në një ndjenjë të ngrohtë nga zemra juaj, apo mbi fakte të caktuara pragmatike të cilat i japin siguri besimit tuaj?
Bibla dëshmon autorësinë e saj të pazakontë. Ajo shpall se është shkruar nga burra të shenjtë të Perëndisë të cilët e shkruan pasi ishin frymëzuar nga Fryma e Shenjtë. Buda apo edhe Muhamedi nuk bënë deklarata të tilla. Kur u shkruan librat e Testamentit të Vjetër, u njohën menjëherë si Fjala e Perëndisë dhe u vendosën në Arkën e Besëlidhjes në Tabernakull. Më shumë se 3,000 herë profetët shqiptuan fjalët, “Kështu thotë Fjala e Perëndisë.” Autoriteti nuk ishte një çështje! Ata e dinin se kush ia jepte autoritetin këtyre dokumenteve—zëri i Perëndisë në mal shoqëruar me mëshirën e rrufeve dhe zhurmën e gjëmimave. Isaia shkroi: ” Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë “ (Isaia 40:8).
Nuk ka prova që dikush e vuri në dyshim autoritetin e Testamentit të Vjetër Hebre. Njerëzit mund ta kenë injoruar atë, përçmuar, dhe kanë shkelur mësimet e saj, por ata e dinin që ajo ishte Fjala e Perëndisë. Kur Jezusi ishte këtu, Ai e pranoi plotësisht autoritetin e këtyre librave që ne i quajmë Testamenti i Vjetër. Ai tha: ” Sepse me të vërtetë ju them: Derisa qielli dhe toka të kalojnë, asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojë, para se të bëhet gjithçka “ (Mateu 5:18).
Kisha e Testamentit të Ri e pranoi plotësisht autoritetin e librave të shkruar nga pena e autorëve të Shkrimeve. Pali e shpjegoi këtë autoritet duke thënë: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë” (2 Timoteut 3:16-17).
Në të njëjtën kohë autoriteti i këtij Libri rrjedh nga uniteti i tij, 40 burra i kanë shkruar këto libra në një periudhë kohore prej 1600 vitesh, dhe sërish kanë të njëjtën temë dhe qëllim të bukur dhe të lavdishëm. Për të bërë një punë të tillë është dashur një autor dhe plan i përsosur, dhe ky autor është Perëndia. Njihuni me këtë libër të mrekullueshëm. Por akoma edhe më mirë do të ishte të njiheshit me autorin e këtij libri, kështu ato që Ai ka frymëzuar do të ishin edhe më domëthënëse.