Rreth autorit Mandisa
Mandisa ka fituar zemrat e të gjithë dëgjuesve të muzikës së saj që me daljen e saj të parë në “American Idol”. Emri i saj është lakuar nga producentët më të mirë të muzikës dhe shumë media të njohura kanë shkruar për të dhe për këngën Overcomer. Mandisa është një nga artistet më të mira të momentit në muzikën bashkëkohore të krishterë. Kënga “Back To You”, nga albumi i saj Overcomer (Fitues), është plot me melodi frymëzuese. Ajo thotë: “Albumi është krijuar, të fuqizojë njerëzit, dhe të kujtoj ata që përballen me një betejë, që të gjithë forcën, fuqinë, dhe armët e luftës që ata kanë nevojë janë në dispozicionin e tyre.”
Ajo tregon për shtysën në besim: “ Fillimisht kur njoha Jezusin më duhet ta pranoj që ishte për të gjetur siguri, isha e frikësuar se mos kaloja përjetësinë në ferr dhe e dija se që të jetoja përgjithmonë me të, duhet ta pranoja Jezusin në zemrën time.”
Projekti i dytë i Mandisës është, Freedom (Liria), ku këngëtarja u frymëzua nga përpjekjet e saj në luftën ndaj varësisë së ushqimit. Albumi paraqet gjendjen e saj dhe hirin që Perëndia siguron.
“Ai na bekon kur ne e adhurojmë atë. Kur i largojmë sytë nga rrethanat tona dhe i vendosim tek Ai. Kam zbuluar se Ai merr barrat tona dhe na afron pranë vetes. Nuk ke për të gjetur qëllimin tënd, nuk ke për të gjetur paqen e vërtetë dhe gëzimin e vërtetë, askund tjetër veçse tek Jezus Krishti.” – thotë Mandisa.
Kënga më e njohur dhe e pëlqyer e artistes është Overcomer, që simbolizon fitoren e saj në luftë me shëndetin. Mandisa tregon për këngën: “Shumë nga dëgjuesit e mi ashtu si unë mund të jenë duke luftuar me peshën e tyre dhe kjo më ndihmon të kuptoj ndikimin dhe fuqinë e kësaj kënge. Mikesha ime, Kisha (LaKisha Mitchell), ishte diagnostikuar me kancer në gji kur ishte shtatzënë. Për t’u kujdesur për fëmijën e saj dhe për të marrë mjekimet që i nevojiteshin, mua më duhej një këngë për ta inkurajuar dhe për t’i thënë: ‘Ti do e fitosh këtë betejë dhe do e kalosh.’