Rreth autorit TobyMac
TobyMac ka qenë një nga rreperët e parë të krishterë. Fillimisht, ai u bë i njohur si një nga anëtarët e trios vokale të grupit DC Talk, me të cilët bashkëpunoi nga viti 1987 deri në vitin 2000. Që prej asaj kohe, ai ka pasur një karrierë të suksesshme solo, duke nxjerrë pesë albume. TobyMac nxori albumin e tij të parë solo me titull “Momentum”. Këngë të këtij albumi u përdorën në shumë programe televizive të ndryshme. Momentum ka marrë pesë çmime Dove Awards dhe një kandidim për çmimet Grammy. TobyMac, ka nxjerr shumë albume të tjerë gjatë karrierës shumë vjeçare të tij. Një tjetër album i suksesshëm i artistit ishte dhe Welcome to Diverse City . Që në javën e parë pas daljes së tij, u shitën 21,000 kopje të albumit. Kënga “The Slam”, pjesë e këtij albumi u përdor në filmin Transporter 2, Aeon Flux, dhe The Fast and the Furious: Tokyo Drift . Ky album i dha TobyMac edhe një tjetër çmim Dove Award për albumin më të mirë të vitit në gjininë Rap/Hip-Hop.
TobyMac thotë: “Ajo që më bën përshtypje sot më shumë se kurrë më parë, është se në jetë nuk kemi mundësi të bëjmë prova. Kjo është jeta! Në miqësitë që krijoj, me mënyrën se si rris fëmijët e mi, se si e dua gruan time, se si i dua njerëzit, apo se si performoj në skenë me grupin, unë i jap vlerë çdo momenti.”
Sukseset për Toby nisën të shtoheshin dita ditës duke u bërë artisti më i pëlqyer nga të gjitha brezat dhe grupmoshat. Albumi “Tonight” i TobyMac është cilësuar si albumi më i mirë i krishterë i vitit 2010 në iTunes. Ai ka fituar çmimin “Artisti i Vitit” në çmimet Dove Awards. TobyMac ka zhvilluar turne me artiste te tjerë shume te njohur. Albumi i tij i pestë Eye on It, që në javën e parë shiti 69,000 kopje. Me këtë album, Toby Mac fitoi një çmim GRAMMY dhe disa çmime të tjera.