Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth autorit Juliana Pasha

Juliana Pasha lindur më 20 majit te vitit 1980 në qytetin e Burrelit. Juliana është një nder zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Një nga këngëtaret më të njohura shqiptare një zë i mrekullueshëm dhe fituese e shumë çmimeve të para. Vokali i saj është shpërthyes dhe tepër i bukur dhe vlerësuar nga shumë artistë të ndryshëm. Që në fëmijëri ajo është marrë me muzikë.
Në skenë për herë të parë Juliana del në vitin 1998 në Festivalin e RTSH me këngën “Në këngën time u çlodha”. Një vit më vonë serish në Festivalin e RTSH merr pjesë me këngën “Dëgjoji zërat e largët” ku vlerësohet nga këngëtarja e madhe Shqiptare, Vaçe Zela me çmimin “Zëri i ri më mirë”.
Ka rreth 10-vjet në skenën shqiptare dhe gjithmonë është vlerësuar për zërin e saj të fuqishëm dhe për të kënduarin perfekt të muzikës live. Juliana ka marrë pjesë në shumë kompeticione të ndryshme. Në vitin 2005 merr pjesë për herë të dytë në “Kënga Magjike” dhe vlerësohet me çmimin “Cesk Zadeja” dhe më vonë po në këtë festival merr shume çmime si çmimi i kritikes, çmimi i interpretimit por edhe arrin të rrëmbej çmimin e parë në bashkëpunim me këngëtarin Luis Ejllin. Por Juliana nuk ka të ndalur sepse trofetë dhe çmimet janë të shumtë. Ajo merr çmimin e tretë në Festivalin e RTSH me këngën “Qiell i Ri”.


Free!

REGJISTROHUNI