Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth autorit Hektor Kollonata

Hektori ka filluar të luaj në kitarë edhe të këndojë që në moshën 6-vjeçare. Babai i tij i mësoi disa akorde në kitare dhe më pas ai filloi vetë të praktikohej. Hektorit i pëlqente të këndonte dhe të luante kitarë në çdo moment, as vetë nuk e kuptonte pse e bënte ketë gati çdo ditë, por sot kur e mendon është se diçka e shtynte brenda vetes përtej dëshirës apo pasionit të tij. Në moshën 11 vjeçare, Hektori filloi të shkonte në kishë dhe i besoi Jezusit si Zot dhe Shpëtimtar.
Hektori na tregon më shumë se si u bë pjesë e kishës: “Fillova të shkoj në takimet e fëmijëve dhe atje mësova si të lexoja historitë e Biblës, si të lutesha dhe si të kaloja kohë me Zotin vetëm për vetëm (Mateu 6:6). Atëherë fillova të kuptoja dhe të rritesha çdo ditë në Fjalën e Zotit”.

Në moshën 15 vjeçare, ai u bë pjesë e grupit të adhurimit në kishë. Ai dëshironte shumë të luante në kitarë, të këndonte për Perëndinë. Gjithmonë ai mendonte se Zoti kënaqej me këtë. Dhe pse i vogël në moshë, Hektori donte gjithmonë t’i jepte Zotit më të mirën dhe të bënte gjëra të mëdha për Zotin. Ai kuptoi që ky talent, kjo dhuratë erdhi nga Zoti.


Free!

REGJISTROHUNI