Përse lutesh? Ndoshta për një nga këto pesë arsye:
Ti je në gjendje të lutesh. Mund të lutesh. Të nevojitet të lutesh. Dëshiron të lutesh. Duhet të lutesh.
Së pari, ti lutesh sepse je në gjendje ta bësh këtë. Zoti ka bërë që mendja jonë të kuptojë se ka një Perëndi në qiell. Truri ynë mund të formulojë fjalë dhe ide, e të komunikojë me Zotin.
Gjithashtu, lutesh sepse mundesh. Zoti na ka dhënë hyrje në dhomën e fronit.
Bibla thotë, “Le t`i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje” ( Hebrenjtë 4:16)
Lutesh, sepse të nevojitet lutja. Jezusi u tha dishepujve të tij të luteshin vazhdimisht pa u lodhur. ( Luka 18:1)
Lutesh, sepse kështu dëshiron. Ti ke nevoja që do t’ia thuash Perëndisë. Të pëlqen t’i shprehësh falënderim për bekimet e tua.
Së fundmi, lutesh sepse duhet patjetër të lutesh. Pastor Jim Cymbala thotë, “ Nëse unë them , “ Duhet të lutem,’ shumë shpejt do më ikë motivimi. Do të duhej të më shtynin për t’u lutur.”
Nuk është për t’u habitur që Perëndia lejon telashe në jetët tona. Kjo bën që ne të ulemi në gjunjë dhe ta kërkojmë. Kur ke nevojë për Zotin , nuk rri të mendosh se përse duhet të lutesh.
Ne lutemi sepse jemi në gjendje, sepse mundemi, sepse kemi nevojë, sepse dëshirojmë dhe sepse duhet të lutemi. Ky është një privilegj i jashtëzakonshëm. Moisiu u tha njerëzve të Izraelit,
“Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si Zotin Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë?” (Ligji i Përt.4:7)