Abuzimi seksual në fëmijëri është çfarëdolloj veprimi verbal, vizual apo fizik ndaj një të mituri me qëllim përfitimin seksual, nga një fëmijë më i madh apo nga një i rritur. Thuajse gjithmonë ky veprim bëhet nga dikush të cilin fëmija e njeh dhe që ka kontakt të vazhdueshëm me të.
Fakti që fëmija nuk do të kallëzojë është arma më e fuqishme e një abuzuesi. Por strategjia e Perëndisë ndaj abuzuesit, është që ta nxjerrë të fshehtën e kështu të mundësojë të VËRTETËN që ta ÇLIROJË fëmijën. Viktimat e abuzimit seksual në fëmijëri jetojnë nën skllavërinë e “sekretit.” Të zbulosh të vërtetën është e vetmja strategji për të thyer fuqinë e sekretit. Duhet të arrini që viktimat të hapin zemrën, t’u jepni atyre dashuri, përkujdesje dhe dhembshuri që derdhet nga Fryma e Shenjtë.
- Lutuni për mençuri mbinatyrore prej Perëndisë.
- Sigurohuni që të ketë përreth një atmosferë të sigurt.
- Pyesni nëse fëmija është duke përjetuar diçka të parehatshme apo konfuze.
- Dëgjoni, reflektoni dhe observoni me kujdes.
- Lini autoritetet përkatëse të vendosin për të vërtetën.
- I thoni fëmijës se e besoni.
- Kini parasysh se ofendimet janë të gabuara.
- Siguroni fëmijën se nuk është faji i tij për sa ka ndodhur.
- I konfirmoni fëmijës se “të tregojë” është gjëja e duhur për t’u bërë.
- Bëni që fëmija të ndihet pjesë e një atmosfere të sigurt, duke i dhënë atij dashuri dhe dhembshuri
Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai( Fjalët e urta 20:5)
Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.
Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë