Fjalët e urta 27 ka dy vargje që flasin për lavdërimin e njeriut. Kështu, kapitulli 27, vargu 2, na këshillon: “Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.” Kështu, një këshillë e qartë në këtë varg, është që të mos e lëvdojmë veten tonë, por të lëmë të tjerët ta bëjnë këtë. Kështu, le të mos flasim para të tjerëve se sa e mirë është dicka që kemi bërë dhe se sa e mrekullueshme ishte, por të lejojmë të tjerët që ta shohin vetë këtë gjë. Por edhe nëse të tjerët nuk e vënë re, nuk ka përse të jemi ne ata që duhet t’ua kujtojmë. Kjo është ajo që thuhet tëk Fjalët e urta 27, vargu 2.
Dhe pastaj, mbërrijmë tek Fjalët e urta 27:21 ku thuhet: “Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.” kështu, një njeri provohet nga mënyra se si reagon, kur merr një lëvdatë. A ndjen vetëkënaqësi? A ka një krenari të tepruar? A lejon që krenaria ta bëjë të mburret?
Dhe pikërisht këtu, shohim se kemi nevojë për ndihmën e Perëndisë. Ne kemi nevojë për ndihmën e Perëndisë, që të mos kërkojmë lëvdatat e njeriut, të mos i dëshirojmë ato, madje sic thotë edhe vargu 2, të mos e lavdërojmë vetë veten tonë, por të lëmë të tjerët ta bëjnë.
Perëndi, na ndihmo të jemi të lirë nga dëshira që të na lavdërojnë të tjerët. Na ndihmo të jemi të kënaqur me kënaqësinë Tënde dhe duke ditur se po ecim me besnikëri para Teje. Na ndihmo të mos kërkojmë lavdërimin e njeriut. Perëndi, ne lutemi që të na ndihmosh ta kalojmë këtë provë. Le të mos e rrisë krenarinë tonë, lavdërimi i njeriut. Ne e njohim veten tonë, o Perëndi, ne e dimë se jemi mëkatarë para Teje. Të ndarë prej Teje, ne nuk kemi asnjë të mirë brenda nesh. Gjithcka e mirë që kemi, vjen vetëm nga Ty, prandaj cdo lavdërim duhet të jetë për Ty. Vetëm Ti meriton gjithë lavdinë.
Kështu, ne lutemi që kur dikush të na lëvdojë, ta japim Ty gjithë lavdinë dhe Zot, na ndihmo që të mos kërkojmë apo dëshirojmë lëvdimin e të tjerëve.
Po, me fjalë, në bisedat me njerëz që na lavdërojnë, por më shumë në zemrën tonë, Perëndi, ne lutemi që të na ndihmosh të mos mendojmë: “Oh, kam gjithë këtë mirësi brenda meje, sepse kështu jamë vetë.’ Le të kujtojmë menjëherë se, mirësia brenda nesh, është rezultat i mirësisë Tënde ndaj nesh, dhe prandaj duhet të jetë vetëm për lavdinë Tënde. Ne lutemi që të na ndihmosh të mos kërkojmë lëvdata dhe të kalojmë provën e levdatave, kur të vijë. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.