Çfarë të bëni kur shpërthen një furtunë e madhe?

Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej. Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: “Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?”– Marku 4 : 37-38

Jezusi hipi në një varkë me dishepujt e Tij për të kaluar Detin e Galilesë, një udhëtim prej rreth gjashtë milje ( 10 km). I lodhur, Jezusi u shtri të flinte. Bibla thotë: « Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej. Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: “Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?” Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!” Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.” (Marku 4:37-39).

Sipas Mateut që i regjistron ngjarjet në mënyrë kronologjike, këta burra nuk është se nuk e kishin parë fuqinë e Jezusit. Ata ishin me Jezusin kur Ai e ktheu ujin në verë. Madje ishin të pranishëm edhe kur Jezusi shëroi gruan me ethe dhe një burrë me lebër.

Por këtë herë jeta e tyre ishte në rrezik dhe thirrën: “Mësues, a nuk të intereson?”

Stuhia në të cilën jeni sot mund të jetë po aq e fortë  sa e dishepujve dhe ndoshta jeni duke pyetur veten nëse i intereson Perëndisë në të vërtetë apo jo. Në  kohë stuhie, harrojmë se kush është Zoti, natyrën e Tij dhe atë që Ai ka bërë. Zoti i Biblës nuk është në gjumë apo indiferent. “Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë, asnjë vesh nuk kishte dëgjuar dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai! (Isaia 64:4). A ka ndonjë stuhi që po ngrihet në jetën tuaj? “Kërkomë…”, thotë Ai, “dhe unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh” (Psalmi 50:15).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI