A ka Perëndia krahë?

Ja, dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar, as veshi i tij nuk është tepër i rënduar për të dëgjuar.-Isaia  59 :1

Kur isha fëmijë, e ngacmoja mamin tim  duke i bërë shumë pyetje, derisa e tërbuar më thoshte: “Nuk ka më pyetje deri nesër!” Sigurisht, kam një mundësi të bëj pyetje të minutës së fundit për Zotin për të zgjatur edhe pak kohën e gjumit – diçka si, “Mami, si duket Zoti?”

Kur një mik më pyeti një herë: “A ka Zoti krahë?” Unë u përgjigja: “Po!” Ka të paktën 40 referenca biblike për “krahun” ose “krahët” e Perëndisë. Krahu i Perëndisë përdoret për të simbolizuar forcën dhe fuqinë, si kur Jeremia shkroi: “
“Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.” (Jeremia 32:17)

Thuhet gjithashtu se krahu i Perëndisë ka siguruar shpëtimin tonë nëpërmjet Jezusit. (Isaia 52:10) Por ka edhe më shumëse kaq; kur jemi në nevojë, ne mund të thërrasim krahun e fortë dhe të fuqishëm të Perëndisë që Bibla thotë: “nuk është shumë i shkurtër” për të plotësuar asnjë nga nevojat tona (Isaia 59:1). Krahu i Perëndisë nuk është vetëm i fuqishëm për të shpëtuar, por gjithashtu na mban të sigurt. Sa pamje të bukur që na jep Isaia 40:10-11 për krahët e butë të Jezusit; “Krahu i tij do të sundojë për të. . . . Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t`i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t`i mbajë në gji .”

Zoti nuk ka duar njerëzore apo formë fizike. Jezusi tha: “Perëndia është Frymë” (Gjoni 4:24). Por Ai është me të vërtetë i fuqishëm për të na shpëtuar dhe dëshiron të na mbajë të sigurt kur të vijmë tek Ai.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI