Një re e zezë ka qëndruar mbi Houston duke shkaktuar një përmbytje historike. Pasojat e uraganit Hayvey po e mbulojnë Texasin me ujë. Personeli i emergjencës ka përdorur motobarka dhe mjete të tjera për të shpëtuar më shumë se 2000 njerëz në zonat më të madhe të Huston këtë të diel. Popullsia e Houston shkon në më shumë se 2.3 milion.
Ja se cila është situata aktuale në Houston.
Rrugët e qytetit janë bërë të lundrueshme
Një banor i qytetit transporton kafshët dhe sendet e tij në një dyshek me ajër, i flakur në rrugë pasi shtëpia e tij u përfshi nga përmbytjet e reshjeve.
Mijëra adoleshente kërkojnë strehë
Më shumë se 30.000 njerëz pritet të pozicionohen në streha të përkohshme duke u endur me sendet e tyre në krahë.
Njerëzit po përdorin barka për t’iu shpëtuar përmbytjeve
Banorët largohen nga shtëpitë e tyre duke i futur gratë dhe fëmijët në barka pak më të sigurta për t’iu shpëtuar përmbytjeve. Një nga pamjet më të shpeshta janë prindërit që mbajnë fëmijët e tyre në krahë.
Kjo ka qenë stuhia më e keqe në Houston përgjatë gjysmë-shekullit të fundit.
Harvey është uragani më i fuqishëm që ka goditur Texasin në 50 vitet e fundit. Reshjet e kësaj stuhie kanë arritur deri në 127 cm në disa zona bregdetare.
Lutuni për Houston
Çdo fakt tregon për situatën e rëndë në Houston ku njerëzit ndodhen jashtë në rrugë pa një strehë të sigurt. Ne iu bashkohemi në lutje situatës së tyre që shumë shpejt banorëve t’u rikthehet qetësia. Në foto ju shikoni një nënë që ndihmohet nga personeli i emergjencës dhe në krahët e saj fle një fëmijë. Le të lutemi me besimin dhe qetësinë që ai fëmijë gjen në krahët e nënës së tij sepse në të njëtën formë Perëndia na mban ne të sigurt në krahët e Tij.