Ndjekësit e Krishtit gjejnë qëllim dhe gëzim kur e shkëmbejnë këndvështrimin tokësor me atë të përjetësisë.
Mateu 18:1-6
Nëse rrini pak kohë rreth fëmijëve të vegjël, mund të dëshmoni dëshirën e lindur njerëzore për të qenë më i miri, më i shpejti, më i forti. “Më shiko kur vrapoj! Unë jam më i shpejti në botë!” tingëlojnë si fjalë të pafajshme nga një djalë i vogël – por të njëjtat fjalë nga një burrë i rritur do të ishin për t’u shqetësuar. Për mirë apo për keq, shumica prej nesh mësojnë ta fshehin mendjemadhësinë nga bota.
Megjithatë, kur dishepujt e Jezusit e pyetën: ” Kush është, pra, më i madhi në mbretërinë e qiejve?” (Mateu 18:1), duket se të gjithë po mendonin si fëmijët. A jam unë më i madhi? Apo është ai? Pse është më i mirë se unë ai? Si mund t’ia kaloj?
Jezusi iu përgjigj pyetjes së tyre me një qortim të nevojshëm: Asnjë prej jush nuk ishte më i madhi. Po, si burra të rritur, ata kishin status ligjor dhe social që gratë dhe fëmijët nuk mund t’i arrinin. Megjithatë, në Mbretërinë e Perëndisë, ky lloj privilegji jo vetëm që nuk ngrinte lart; por do të ishte gjithashtu një pengesë drejt madhështisë së vërtetë. Megjithatë, ekziston një cilësi fëmijërore që Perëndia e vlerëson: Për të qenë “të mëdhenj” në sytë e Tij dhe në mbretërinë, duhet të heqim dorë nga fuqia dhe statusi dhe ta përulim veten, ashtu siç bëri Vetë Jezusi (Filipianëve 2:5-8). Në këtë mënyrë, besimtarët duhet të bëhen si fëmijë të vegjël.
Si ndjekës të Jezusit, edhe ne jemi të ftuar të lëmë mënjanë çdo status tokësor që kemi arritur dhe të bëhemi të përulur dhe si fëmijë të vegjël. Vetëm kështu, mund të gjejmë mbretërinë e Perëndisë në mesin tonë.