Të motivosh të rinjtë e mileniumit të ri!

A keni ndonjë të ri të mileniumit të ri që jeton në shtëpinë tuaj, dikë të moshës 22 deri në 37 vjeç? Ose mbase janë punonjësit tuaj. Dëshironi t’i motivoni ata? Atëherë bëjuni një pyetje. Këtë thotë një buletin i njohur për bizneset. Pyetja është kjo: Cila është ëndrra jote?

Autori vazhdon më tej duke thënë: “Dëgjojini ata kur tregojnë se si duan të udhëtojnë nëpër botë. Dëgjojini kur me ndrojtje flasin për dashurinë  tyre për kitarën ose pikturën… Dëgjojeni mënyrën se si flasin për të pasurit e një familjeje një ditë, për dëshirën për të ngritur kompaninë e tyre…”

Xhisip Petrusa, duke qenë vetë dikush që i përket mileniumit të ri, ka bërë këtë vëzhgim:

“Pyetni çdo të ri të mileniumit të ri për këmbënguljen e tij për ëndrrat dhe qëllimet… dhe pasionet, dhe do të dëgjoni serinë më me ngjyra dhe më kaotike të karakteristikave. Por më pas duhet t’i pyesni ata për detajet e nevojshme të jetës në të vërtetë… unë ju garantoj se ata do të mbesin pa fjalë.”

Nëse doni të keni ndikim te një i ri i mileniumit të ri, detyra juaj e dytë është që të dëgjoni përgjigjen e tyre dhe më pas të thoni: “Unë do të bëj gjithçka që mundem për të të ndihmuar që ta bësh realitet atë ëndërr.”

“Drejtojini ata… në të njëjtën mënyrën që ju do të donit t’ju drejtonin. Dëgjojini ata dhe ndihmojini të mësojnë mësime më të rëndësishme në jetë. Drejtojini ata te mundësitë për të mësuar dhe jini një vesh që i dëgjon ata. Ndihmojini të punojnë për të plotësuar ëndrrat e tyre. Sepse, qofshi prind apo punëdhënës i tyre, ju jeni një mentor për ta.

Dhe diçka të fundit: ajo dëshirë që ata kanë mund të jetë thjesht zëri i Zotit që flet përmes një ëndrre të cilën një ditë Ai do ta bëjë realitet, për premtimet e Perëndisë. “Ki besim te Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në mençurinë tënde; pranoje në të gjitha rrugët e tua dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.” (Fjalët e Urta 3:5-6).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI