Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet çdo vit në 14 qershor. Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mbarë botën për nevojën për gjak dhe produkte të gjakut për transfuzion dhe për kontributin kritik për dhurues vullnetarë të gjakut në sistemet shëndetësore kombëtare.
Kjo ditë gjithashtu ofron mundësi për t’u bërë thirrje për veprim qeverive dhe organeve shëndetësore kombëtare për të siguruar resurse adekuate dhe për të vendosur një sistem dhe një infrastrukturë për rritjen e nivelit të grumbullimit të gjakut nga dhurues pa pagesë e vullnetarë të gjakut.
Gjaku i sigurt dhe produktet e sigurta të gjakut dhe transfuzioni i tyre janë një aspekt kritik i kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik. Ato shpëtojnë me miliona jetë dhe e përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës të shumë pacientëve për çdo ditë. Mungesa e gjakut është akute sidomos në vendet në zhvillim.
Ti nuk e di kurrë se sa jetë mund të shpëtosh duke dhuruar gjak, ti nuk mund ta dish kurrë që duke dhuruar gjak, ke dhuruar shpresë, dashuri dhe jetë. Me anë të këtij akti në dukje të vogël, ti mund të bëhesh arsyeja që nga fytyrat e njerëzve të mos ketë më lotë, por buzëqeshje!