Gjithçka që hasim dhe durojmë në jetë është pjesë e planit të madh të Perëndisë.Psalmi 89:19-29
Zoti zgjodhi Davidin që të ishte shërbëtori i Tij dhe e përgatiti për atë thirrje. Duke ndjekur fazat e ndryshme të jetës së tij – nga gjërat që ai përjetoi si një djalë i thjeshtë bari deri tek arritjet e tij si një sundimtar heroik – mund të shohim se si Zoti e përgatiti Davidin që të përdorej fuqishëm.
Bariu: Në kohën kur Davidi u vajos si mbret, ai nuk kishte pasur autoritet mbi asgjë përveçse deleve (1 Samuelit 16:1-13). Përulësia ishte vendi fillestar i stërvitjes për t’u bërë shërbëtor i Perëndisë si mbret i Izraelit.
Psalmisti: Davidi vuajti shumë mundime gjatë rrugës për në fron dhe shkrimet e tij zbulojnë se si ato vështirësi e afruan më shumë me Perëndinë. Psalmet e tij pasqyrojnë marrëdhënien e tij intime me Perëndinë që ai njihte dhe besonte thellë.
Komandanti: Mbreti Saul e vuri Davidin në krye të ushtrisë së tij, por më vonë u kthye kundër të riut. Ndërsa fshihej nga Sauli, ai udhëhoqi një grup njerëzish të fuqishëm (1 Kronikave 12). Shumë kohë përpara se Davidi të bëhej mbret, Perëndia i përdori këta ushtarë për të mposhtur armiqtë e huaj dhe për të mbrojtur popullin e Judës.
Zoti po punon edhe në jetën tuaj, duke ju dhënë formë si shërbëtorin e Tij. Vështirësitë dhe pengesat tuaja kanë një vend në planin e Tij dhe Ai po i përdor ato për t’ju trajnuar për atë që ju pret përpara.