Nga:

Gjëra të mira në parajsë

Armin Gesswein, ishte një burrë i perëndishëm. Ai shpenzoi pjesën më të madhe të jetës duke predikuar mbi lutjen.

Një pjesë të jetës së tij  e kaloi  duke shërbyer në Norvegji. Atje u  martua me një vajzë të mrekullueshme Norvegjeze, që quhej Reidun.  Armin dhe Reidun pëlqenin shumë ta pinin kafen bashkë. Atyre u shijonte kafja e fortë dhe e nxehtë.

Ata janë të dy me Zotin tani, por unë shpesh shkëmbej e-maile me vajzën e tyre, Carol. Njëherë  i thashë se do të doja të takoheshim për një kafe. Ajo jeton milje të tëra larg.  Është  shumë e vështirë që ne të takohemi. Ndaj  shtova “ Ndoshta takohemi në Parajsë? A e pinë kafen edhe në parajsë?”

Ajo u përgjigj” Babai im e pëlqente shumë kafen. Në parajsë nuk ka trishtim, patjetër që duhet të ketë kafe.”

Dua të ngjitem në Parajsë për të parë si është aty . Do doja të shihja çfarë janë duke bërë prindërit e mi.  Pasi shkuan tek Perëndia, unë i kërkoja Zotit t’u tregonte për gjërat e mira që kanë ndodhur. Jam e sigurt që atyre do t’u pëlqente të dinin. Këto gjëra do t’u sillnin gëzim.  Ata nuk mund të dinë gjërat e  pakëndshme që ndodhin. Nuk ka trishtim  në Parajsë.

Bibla thotë, “Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht.” ( Filipianët 3:20). Pjetri thotë se ka “një trashëgim të paprishshëm, të panjollë dhe të pafishkur, që është ruajtur në qiejt për ju” ( 1 e Pjetrit 1:4). Gjoni ka shtuar “Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t`i shërbejnë.  Ata do të shohin fytyrën e tij. Dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve” ( Zbulesa 22:3-5)

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI