Titit 3:14 “Dhe le të mësojnë edhe tanët t’u kushtohen veprave të mira për nevojat e ngutshme, që të mos jenë tëpafrytshëm.”Ky është qortimi i fundit në librin e Titit. Pali po i thotë drejtuesit të kësaj kishe të ndihmojë njerëzit që t’u kusht ohen veprave të mira dhe më pas përdor këtë frazë “për nevoja të ngutshme”. Le ta mbajmë mend këtë frazë, “nevoja të ngutshme”. Mendoni për jetën tuaj. Ku ka nevoja në ngutshme përreth jush, në familjen tuaj, në kishën tuaj, në komunitetin tuaj, në qytetin përreth jush? Le ta zgjerojmë pak rrethin. Ku ka nevoja të ngutshme në botë?
Fjala e Perëndisë na thërret që të hapim sytë tanë ndaj nevojave të ngutshme dhe që t’u kushtohemi veprave të mira. Në Fjalën e Tij Perëndia na thërret që të hapim sytë ndaj nevojave të ngutshme. Ai na thotë që t’u kushtohemi veprave të mira me qëllim që të ndihmojmë në nevoja të ngutshme. Pa dyshim që unë shoh në një rang global, por nuk e di se çfarë po ndodh në jetën tuaj dhe komunitetin tuaj specifikisht. Në rang global, kur shoh vende të botës që nuk e kanë dëgjuar ungjillin, kjo është një nevojë e ngutshme. Pikërisht tani ka njerëz që po vdesin dhe po shkojnë të përjetësi të ndarë nga Perëndia, kjo për shkak se nuk e kanë dëgjuar kurrë ungjillin. Kjo është një nevojë e ngutshme. Këta janë njerëz që nuk e kanë ungjillin, njerëz që nuk kanë ujë, as ujë për të pastruar. Këto janë nevoja të ngutshme. Unë po shihja statistikat për epidemitë në vende të ndryshme për shkak të mungesës së ujit të pastër, dhe ka shumë nevoja të ngutshme.
Në mendje kam vende ku nuk ka ushqim, ku uria është një realitet. Njerëzit nuk e thonë kot që po vdesin urie. Ata duan vërtet një vakt të mirëfilltë. Ky është një realitet. Njerëzit po vdesin prej urisë. Kjo është nevojë e ngutshme. Në mendje kam edhe jetimët që nuk kanë një familje. Kjo është nevojë e ngutshme. Në mendje kam njerëz në botë që janë të skllavëruar dhe çdo ditë abuzohen, keqtrajtohen dhe thyhen. Kjo është nevojë e ngutshme.
Pa dyshim që ne mund të lodhemi duke menduar për nevojat e ngutshme, por përshkrimi këtu është me qëllim që të na nxisë t’u kushtohemi veprave të mira në një botë me nevoja të ngutshme, që të mos jemi të pafrytshëm.
Unë dua që të lutemi. Le të lutemi së bashku:
Perëndi, ne lutemi për këtë komentar në jetët tona sot teksa jetojmë në një botë me nevoja të ngutshme, por gjithashtu në një rang global. Ne duam të jemi të frytshëm në këtë botë. Zot, na ndihmo të jemi të frytshëm. Ne duam që kjo të gjejë zbatim në jetët tona dhe të familjarëve tanë. Na ndihmo t’u kushtohemi veprave të mira. Perëndi, ne lutemi për këtë në kishën Tënde sot. Ne jemi të tunduar, shumë të tunduar për të përdorur shumë nga burimet në jetën tonë, në familjen tonë, në kishën tonë. Jemi të tunduar që t’i përdorim për vete ato burime. Ndaj ne lutemi për përkushtim ndaj veprave të mira në botën përreth nesh, që të kemi si prioritet kishat tona.
Ne lutemi që të jemi njerëz të frytshëm, që po ndihmojmë në raste të nevojave të ngutshme për lavdinë e emrit Tënd… nevoja të ngutshme fizike dhe nevoja të ngutshme frymërore… Ne e dimë se nevoja më e ngutshme për këdo në botë është që të dëgjojë ungjillin, të besojë te Krishti dhe të shpëtohet nga mëkatet. Perëndi, na ndihmo t’u kushtohemi veprave të mira, të ndajmë lajmin e mirë. Më pas, ndërsa e bëjmë këtë, Perëndi, na ndihmo t’u kushtohemi çdo lloj vepre të mirë, që të mund të thuhet për ne, për familjet tona, për kishat tona, që ishim të frytshëm për lavdinë e emrit Tënd në një botë me nevoja të ngutshme. Në emrin e Jezusit ne lutemi, amen.