Veprat e Apostujve 3:4: “Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: “Na shiko,” Ky është thjesht një varg kalimtar, në mes të kësaj historie. Dhe aty ishte një i ri, i calë që prej lindjes, të cilin e sillnin cdo ditë, tek porta e tempullit. Dhe ai sheh Pjetrin dhe Gjonin që po hynin në tempull, ndërkohë që ai ishte i ulur aty jashtë. Ai u kërkon që t’i japin dicka. Por pastaj, thuhet: “Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: “Na shiko.” Këtu ka shumë thellësi dhe paramendim. Ata shohin këtë burrë që ishte në nevojë.
Unë thjesht jam i fajësuar në jetën time, kështu, ndërsa lexoj dhe shoh këtë lloj intensiteti dhe paramendimi, të përqëndruar tek një njeri, mendoj për vëte jëtën time. Shoh shumë njerëz në nevojë, në mbarë botën. Flas gjithmonë për rreth 2.8 miliardë njerëz që s’e kanë dëgjuar kurrë Ungjillin. Këtë mëngjes po lutesha për njerëzit Fulani të Kamerunit. 5 milionë prej tyre, kanë pak, ose aspak akses për Ungjillin. Mendoj për ata miliona njerëz që nuk janë prekur nga Ungjilli, për ata miliona që janë duke vuajtur në mënyra të ndryshme, në mbarë botën dhe është e dobishme të kujtojmë këta miliona e miliona njerëz. Po të mos jem i kujdesshëm, mund të përqëndrohem kaq shumë në pamjen e përgjithshme, sa që nuk e shoh atë njeri që është në nevojë, pikërisht aty, para syve të mi. Kjo është ajo që më inkurajon, kur lexoj këtë në Veprat e Apostujve, kapitulli 3.
Ata që janë pasionantë për të prekur jetën e shumë njerëzve, janë pasionantë edhe për të prekur atë njeri të vetëm. Unë dëshiroj të jem pjesë në prekjen e shumë njerëzve, në jetën time, por kjo ka të bëjë me të qenit thellësisht pasionant për të prekur jetën e atij njeriu të vetëm, në jetën time. Thjesht mendoj: “Ndërsa eci nga dita në ditë, Perëndi, më jep forcën dhe paramendimin, që të përqëndrohem në atë njeri të vetëm që është në nevojë, pranë meje”. Kudo qoftë ai njeri, pavarësisht pamjes që ka, le të mbajmë sytë të hapur, në mënyrë që ta shohim atë që është në nevojë dhe të themi: “Si mund ta dua atë njeri? Si mund t’i shërbej atij njeriu? Si mund ta inkurajoj atë njeri?” Unë dua t’ju inkurajoj, ashtu sic u inkurajua zemra ime përmes këtij teksti, në mes të gjithë këtyre nevojave që ka sot në mbarë botën, le të mos e shpërfillim atë njeri që Perëndia sjell në rrugën tonë, rregullisht, ditë për ditë.
Le të lutemi. Perëndi, lutem që Ti të më japësh sytë e tu, për të parë atë njeri që vjen përballë meje sot, atë njeri, të cilin Ti po më jep mundësinë ta dua sot, t’i shërbej sot, të kujdesem sot, të prek sot, në një mënyrë, apo në një tjetër. Lutem po kështu, edhe [për ata që po dëgjojnë sot.Perëndi, lutem që Ti të na japësh mundësinë të përqëndrohemi në individë të vecantë rreth nesh sot, që ne të mund të jetojmë për lavdinë Tënde, jo thjesht në një zonë të ngushtë, por për lavdinë Tënde në botë, për të përhapur hirin tënd dhe lavdinë Tënde, në jetën e individëve që jetojnë rreth nesh. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.