“Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta gjykojë botën, por që bota të shpëtohet me anë të tij.” (Gjoni 3:17)
Carol Tullar ishte duke punuar vetëm të premten në mëngjes në restorantin e Bobby McGee, një vend shumë i njohur, një vend plot gjallëri. Carol dëgjoi zilen e derës dhe shkoi të shihte se kush ishte. Kur njohu një nga rojet e zakonshëm, ajo e hapi derën. Carol flet për këtë, duke thënë: “Unë e hapa derën dhe fillova të ecja për në zyrën time, duke parë me cep të syrit vura re se ai po më ndiqte. Papritur, ai më tha të hapja kasafortën. Më kaploi frika dhe për herë të parë pas shumë vitesh, fillova të lutesha me dëshpërim.”- tha Carol.
Papritur Carol pati një frikë brejtëse në stomak: “Do të më sulmojë,” mendoi ajo. Kishte të drejtë, por makthi sapo kishte filluar. Pasi e dhunoi, roja i drejtoi armën në kokë dhe e tërhoqi këmbëzën dy herë. Ajo thotë: “U përballa menjëherë me vdekjen dhe… E dija që nuk isha gati.” Ende e ndërgjegjshme ajo u zvarrit deri tek një telefon për të kërkuar ndihmë, pastaj për tmerrin e saj sulmuesi u kthye dhe e qëlloi atë në kokë me tre plumba të tjerë. Në atë pikë, Carol thotë: “Unë ende mbaja shpresa se do të mbijetoja.”
Fakti që Carol mbijetoi ishte e pabesueshme. Doktorët hoqën katër nga pesë plumbat që kishin zënë vend në trurin e saj, tre nga një anë dhe një nga ana tjetër. Doktorët e quajnë shërimin e saj “një mrekulli mjekësore,” por ajo e di se kush është përgjegjës për mrekullinë e vërtetë. Kur u shërua, Carol hyri në një shkollë Biblike duke u përgatitur të jetonte pjesën tjetër të jetës së saj shumë më ndryshe nga sa do të kishte jetuar nëse nuk do të ishte përballur me vdekjen.
Askush nuk mendon për jetën pas vdekjes për aq kohë sa gjërat shkojnë mirë në këtë jetë, por Carol e mësoi në një moment se koha për të qenë gati për të vdekur është para se të përballesh me këtë mundësi, jo në momentin kur përballesh me vdekjen. Dan Plies, një kapelan spitali, thotë se çdo person duhet të përballet njëherë me të gjitha gjërat e tjera para se të përballet me spitalin. Por a është kjo e mundur?
A është e mundur që ju të mund të dinit se çfarë do të ndodhte në këtë rast me portierin, i cili u çmend, tërhoqi këmbëzën dhe ju e gjetët veten duke trokitur në derën e parajsës së Perëndisë? Shumë njerëz mendojnë se nëse bëjnë më të mirën, nëse paguajnë të gjitha faturat, janë të sjellshëm me të vjetrit dhe nuk i shkelmojnë qentë… nëse japin pak këtu pak atje, atëherë kur të trokasin në portën e parajsës, ajo do t’i njohë menjëherë dhe do të t’i thotë: “Mirëserdhe!”
As mos e mendoni! Jezusi ka thënë “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se nëse një nuk lind përsëri, ai nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.” (Gjoni 3:3) Këto fjalë i janë drejtuar një njeriu të mirë. Ai i kishte të gjitha kualifikimet për të qenë një baba i mirë, por Jezusi i tha se nuk do ta shihte mbretërinë e Perëndisë nëse nuk rilindte.
Jezusi tha se për të pasur jetën e përjetshme duhet të lindësh dy herë; një lindje natyrale dhe një lindje të mbinatyrshme. Ju mund të mendoni se është e frikshme. Në të vërtetë nuk është. Rilindja shpirtërore ndodh kur ti e fton Jezus Krishtin në jetën tënde si një person të gjallë. Bibla thotë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.” (Gjoni 3:16) A mund ta dijë dikush se ka lindur sërish? Si? Dhe çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar? Përgjigjet për këto pyetje do t’i gjeni në programin e radhës.