Në periudhën e Krishtlindjes ndodh që jemi aq të përqendruar në presionet e blerjes së dhuratave dhe festimeve, saqë humbasim fokusin e vërtetë të Krishtlindjes: Jezusin.
Por është e rëndësishme që të mos harrojmë të tregojmë dashurinë e Jezusit për të tjerët këtë Krishtlindje.
Fto një mik, një fqinj ose një anëtar të familjes në Kishë
Krishtlindja është koha e përkryer për të ftuar dikë në kishë. Çdo ditë njerëzit ballafaqohen me rrethana të vështira sidomos në këtë periudhë pandemie. Për shumë njerëz, e ardhmja duket e zymtë dhe zemrat janë thyer. Shpesh, njerëzit që janë të lënduar ndihen sikur kisha nuk është për ta.
Pavarësisht nëse dikush vjen në kishë nga kureshtja, gatishmëria për të provuar diçka të re ose në nevojë të dëshpëruar të një Shpëtimtari është pikërisht ftesa juaj që mund ta çojë atë te Jezusi.
Lutu për njerëzit rreth e rrotull teje
Përgatitni zemrën tuaj për adhurimin dhe ardhjen e Jezusit. Gjithashtu, filloni të luteni për miqtë dhe fqinjët që nuk e njohin Krishtin, që ata të njohin dashurinë e Tij. Lutja për të tjerët prek zemrën e Zotit.
Bibla na thotë:Rrëfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni për njeri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt. (Jakobit 5:16). Kjo është një mënyrë që ne të tregojmë dashuri për njerëzit e tjerë. Edhe kur nuk jemi të sigurt se si të lutemi mund të ngushëllohemi në premtimin e Romakëve 8:26, që edhe kur nuk dimë për çfarë të lutemi siç duhet, Fryma vetë ndërhyn për të na ndihmuar.
Dhuroni
Një nga mënyrat më të mira për të reflektuar dashurinë e Jezusit është duke u dhënë atyre që kanë nevojë. Kontrolloni dollapin tuaj dhe shikoni sendet e përdorura butësisht që nuk po i përdorni më, por mund të jenë të dobishme për dikë tjetër. Nëse është e mundur kontriboni ehe financiarisht për njerëzit në nevojë.
Kalo kohë me ata në nevojë
Një mënyrë e shkëlqyeshme për të treguar dashurinë e Jezusit është duke kaluar kohë cilësore me ata që mund të mos marrin dashuri nga askush tjetër gjatë kësaj periudhe. Të moshuarit dhe personat që jetojnë vetëm kanë nevojë për dashurinë tuaj, prandaj mos ngurro, por ji për ta një dritë në këtë periudhë.
Ushqej të uriturit
Bibla thotë që ne duhet të kujdesemi për të varfërit. Gjatë Krishtlindjes, ju mund të ushqeni të uriturit duke siguruar vaktin që ata kanë nevojë. Kjo mund të jetë koha e vetme e vitit që ata marrin një vakt vërtet të veçantë.
Blini dhurata për Krishtlindje për një familje në nevojë
Krishtlindja është padyshim koha më e mrekullueshme e vitit. Por për shumë fëmijë dhe prindërit e tyre, kjo kohë e vitit mund të jetë dëshpëruese, stresuese ose thjesht kalon pa u vërejtur për shkak të problemeve më të ngutshme. Por dashuria e Jezusit do të pasqyrohet përmes dhurimit tuaj. Ekzistojnë shumë mënyra se si mund t’i dhuroni një dhuratë për Krishtlindje një fëmije që nuk mund të marrë një të tillë. Në këtë mënyrë ju sillni lumturi dhe buzëqeshje në jetën e tyre.
Ju mund të tregoni dashurinë e Jezusit edhe përmes veprimeve tuaja. Akti mund të duket i vogël për ju, por mund të sjellë një ndryshim të madh në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë. Kur kërkoni të doni të tjerët, ju po jetoni jashtë kuptimit të vërtetë të Krishtlindjeve për botën.