Dhuro një palë këpucë këtë Krishtlindje!

2020 ka qenë një vit plot sfida, akoma dhe më i vështirë për familjet më të varfëra. Ndaj Radio 7 të fton të marrësh pjesë në fushatën “Këpucët e Krishtlindjes”, duke dhuruar një palë këpucë të reja për  fëmijët në nevojë.

Mbase nuk e ke menduar ndonjëherë, por nëse ul kokën poshtë me siguri vëren këpucët. Një palë këpucë janë të rëndësishme sepse ato i japin një njeriu dinjitet.  E megjithatë shumë fëmijë në Shqipëri nuk kanë mundësinë të gëzojnë një palë këpucë të reja e të ngrohta!

Dimri tashmë ka ardhur dhe ne duam të sigurojmë për këta fëmijë këpucë të ngrohta që do t’ua bëjnë ditët në shkollë me të bukura.

Për të tretin vit radhazi, ne kërkojmë bashkëpunimin tuaj dhe së bashku të ndezim shpresën në familjet që nuk kanë mundësi, duke dhuruar një palë këpucë të ngrohta për këmbët e vogla!

Na kontaktoni në numrin e telefonit 0686047511 dhe në faqen tonë në Facebook dhe Instagram https://www.facebook.com/K%C3%ABpuc%C3%ABt-e-Krishtlindjes-103234257807730

Falë jush një fëmijë nesër do të thotë: Isha i zbathur dhe ju më mbathët!

Njëkohësisht në 12 & 19 Dhjetor, ju ftojmë të ndiqni “Maratonën e Këpucëve të Krishtlindjes” në Radio 7. Përmes një transmetimi të vecantë, ne do të sjellim tek ju, nevojat e fëmijëve në disa nga zonat më të varfëra dhe kontributin e secilit prej nesh. Ju ftojmë të na ndiqni duke filluar nga ora 10:00.

Bashkohu me ne dhe sill lumturi dhe buzëqeshje në jetën e një fëmije në këtë Krishtlindje!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI