Të krishterët në Selanik po përjetonin vështirësi të jashtëzakonshme kur Pali u dërgoi letrën e dytë. Ata po kalonin sprova që kërcënonin të thyenin besimin e tyre. Por, përkundër këtyre presioneve, përkushtimi i tyre ndaj Krishtit mbeti i fortë. Kjo është arsyeja pse Pali mund të thoshte, “Ne e kemi për detyrë ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, sikurse është fort e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po tepron…” (2 Thesalonikasve 1:3).
Këta të krishterë po kalonin persekutimin më të pabesueshëm, më intensiv dhe megjithatë besimi i tyre i jashtëzakonshëm bëri që apostulli Pal të përdorte një fjalë që ai kurrë nuk e përdori askund tjetër në të gjitha letrat e tij. Është një fjalë greke që do të thotë “i lidhur, i detyruar”. Kaq shumë apostulli falënderonte Perëndinë për Selanikasit. Pali po thoshte, në të vërtetë, “Besimi juaj ka qenë aq i pabesueshëm në mes të rrethanave shkatërruese sa që ndiej për detyrë t’i shpreh mirënjohjen time Zotit”.
Ne duhet të jemi të përgatitur për sprova dhe vuajtje. Në fund të fundit, Jezusi na premtoi se kështu do të ishte: “Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush… Unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren… Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju.”(Gjoni 15: 18-20).
Ky nuk është një lloj premtimi për të cilin njerëzit duan të flasin. Nuk është lloji i deklaratës që kthehet në një shkrim dekorativ apo shkruhet mbi një filxhan kafeje. Jezusi tha: “Në këtë botë do të keni probleme” (Gjoni 16:33). Por kur të vijë, mos u dëshpëro. Jezusi i siguroi dishepujt e tij në frymën tjetër: “Por merr zemër! Unë e kam mposhtur botën”.
Ky ishte sekreti për besimin e Selanikasve dhe është sekreti për thellimin e besimit tuaj. Jezusi na fuqizon që të përballojmë çdo sprovë me besim në premtimet e Tij, të njëjtat që kishin Selanikasit: Ai do të kthehet së shpejti; Ai po përgatit një vend për ne – një qytet me themelet e përjetshme; Fitorja e tij është e sigurt; askush nuk mund të të rrëmbejë nga duart e Tij.
Të rrënjosur në këto premtime, ju mund të prisni me padurim fundin e historisë dhe, si Selanikasit, ta konsideroni një gëzim të madh. . . kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.”(Jakobi 1: 2-3).
Lutja: Zot, faleminderit për shembullin e besimit të selanikasve. Le të kem një lloj besimi që e konsideron gëzim të pastër përballjen me sprova. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen
“Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.” (Jakobi 1:2-3).
nga Michael Youssef