Disa mënyra se si të kujdesesh për veten kur je sëmurë.
- Qëndro dhe pusho në shtëpi në mënyrë që të rigjenerohesh. Shoku më i mirë që ke për momentin është krevati yt. Qetësia i jep mundësi trupit që të luftojë infeksionin dhe gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit. Mund të dalësh nga shtëpia të paktën 24 orë pasi temperatura të jetë larguar.
- Nëse ajri është i thatë, përdor një lagështues ajri.
- Përdor gargarë më ujë të ngrohtë dhe kripë.
- Merr mjekimet që të ka rekomanduar mjeku yt.
- Fillo të konsumosh shumë lëngje. Për të shmangur dehidratimin (një komplikim i gripit), pi shumë lëngje si ujë, supë dhe lëngje frutash.
- Ha ushqime të shëndetshme, për të qenë më i fuqishëm.
- Mbaj higjienë. Kjo do të ndihmojë të mbrosh personat që janë afër teje. Kur je sëmurë mundohu të shmangësh sa më shumë kontaktin me të tjerët. Nëse është e mundur qëndro të paktën 1 metër larg prej të tjerëve. Ti je mbartës i virusit që prej ditës së parë kur shfaqen simptomat e deri në shtatë ditë më pas. Gjithashtu mundohu t’i lash duart më shpesh.
Kur të shkosh tek mjeku?
Nëse ke simptoma të gripit, mundohu të lësh sa më parë një takim me mjekun për të parë nëse ke nevojë për trajtim mjekësor. Duhet që të marrësh menjëherë trajtim mjekësor nëse ke këto shenja:
- Për të rriturit
- Ke vështirësi në frymëmarrje, merr frymë shpejt dhe me frymëmarrje të shkurtra.
- Nëse ndihesh i dobët fizikisht dhe konfuz.
- Nëse ke temperaturë dhe kollë.
- Vini re nëse keni dhembje gjoksi apo presion në zonën abdominale.
- Nëse temperatura e lartë 39.5 zgjat më shumë se tre ditë.
- Nëse keni presion i ulët i gjakut.
Kini kujdes veçanërisht nëse këto simptoma kthehen pasi janë larguar.
- Për fëmijët
Janë të njëjtat shenja si tek të rriturit, PLUS:
- Nuk zgjohen dhe nuk ndërveprojnë me të tjerët.
- Janë aq të irrituar sa nuk dëshirojnë as t’i mbash në krahë e as të luajnë.
- Lëkura zbehet.
- Nuk dëshirojnë të pinë mjaftueshëm lëngje.
- Kini kujdes gjithashtu, kur shfaqet temperaturë dhe ka skuqje të lëkurës.