8 Marsi është një ditë ku shumë prej grave marrin ose japin kartolina, lule apo edhe telefonata. Dita e 8 Marsit është dita më e rëndësishme e vitit kushtuar mamasë. Një fëmijë mund të harrojë ditëlindjen e mamasë së ti, po është e vështirë të harrosh 8 Marsin, dhe kjo prej gjithë reklamave që bëhen në cdo ekran. Por kur lexon për mënyra se si të tregosh dashurinë tënde në ditën e nënave, kujto që ka edhe mënyrëa të tjera për ta treguar dashurinë edhe pa shpenzuar para. Ka shumë arsyre pse kjo ditë duhet dhe mbahet mend. Ne do të ndajmë me ju disa aspeskte që duhet të mbani mend në lidhje me këtë ditë.
- Mëmësia është një zgjedhje
Kur njerëzit shkruajnë këngë ose libra për mamatë, ata përmendin cilësitë më të mira të njerëzimit, sinqeriteti, bujaria, dashuria e përkujdesja pa kushte. Mamatë gjithmonë përfaqësojnë një sakrificë të vazhdueshme dhe pa ankesa për fëmijët e tyre. Gjithsesi, lë të kujtojmë që mëmësia është një nga rolet më të rëndësihmë që një grua mund të ketë në jetën e saj. Është një nga vendimet më të rëndëishme që një femër ndermërr kur mendon se është gati fizikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht. Pra është një zgjedhje e femrës kur do të bëhet mama ndaj një vlerësim shkon për zgjedhjen së pari.
- Bëje botën një vend më të mirë për mamatë
Ashtu si e nderojmë mëmësinë dhe i mbajmë mend të gjitha cilësitë që identifikojmë te mamatë tona, le të kujtojmë që ka shumë vende në botë ku mamave nuk u ofrohet përkujdesje prenatale dhe shëndetësore, dhe ku shumë foshja e kanë të vështirë të mbijetojnë që në vitin e parë të jetës së tyre. Le të kujtojmë mijëra mamatë që janë viktima të dhunës në shtëpi në vende të ndryshme dhe në vendin tonë, dhe kjo është një arsye pse duhet të zgjerojmë lëvizjet kundër dhunës.
Le të punojmë që ta bëjmë botën një vend më të mirë për mamatë.
- Mëmësia është një bekim
Edhe pse mëmësia kërkon instikte maternale të forta, një durim prej 24 orësh dhe ndonjëherë një prindërim të lodhshëm, të jesh një mama është një punë dashurie, një bekim, dhe një burim i gëzimit të pafundëm dhe lumturisë që asgjë nuk e zëvendëson. Kështu që është c’njerëzore t’i privosh njerëzit nga ky bekim prej kushteve të tyre financiare duke e ndërprerë ndihmën ekonomike familjeve. Lidhja ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj bilogjik është një lidhje natyrale. Është kunder natyrës njerëzore të tentosh ta prishësh këtë lidhje kundër vullnetit të mamasë. Mënyra për të asistur një mama me të ardhura të ulëta është të sigurosh, ashtu si shumë vende të zhvilluara bëjnë. Por pavarsisht politikave në vend, ne vetë mund të zotohemi të kujdesemi për një nënë me mundësi të pakta për tu kujdesur për fëmijën e saj.
- Mamatë janë mësueset e para
Mamatë jo vetëm na japin jetë, ato gjithashtu na mësojnë fjalët tona të para dhe na japin mësimin më të rëndësishëm në jetë, themelet e karakterit dhe forcës së një përsoni. Mësimet që një mama i mëson fëmijës së saj do të ushtrojë efekt gjatë gjithë jetës të fëmija. Le të kujtojmë këtë rol të rëndësishëm dhe të mbajmë mend të sigurojmë për gjeneratën e ardhshme mësimet më të mira të jetës sonë.