Nga:

7 mënyra si të gjejmë lumturinë në punë

o HAPPY AT WORK facebookNdoshta je duke u përballur me disa sfida në punë, apo ke arritur në një gjendje indiference ose mund të të ketë zënë rutina që je në të njëjtin vend. Do të flasim për disa mënyra që do të ndihmojnë të tejkalosh vështirësitë dhe të gjesh lumturinë e vërtetë në punë.

1.Shiko brenda vetes sate.

Nise me veten. Përpara se të shkosh në punë, bëhu gati me pozitivitet.  Medito mbi një varg nga Bibla, apo mbi një thënie frymëzuese,  në mënyrë që të mendosh se do të kalosh një ditë pune të cilën do ta shijosh. Kujtoji vetes përse e ke zgjedhur këtë punë, ose këtë fushë dhe rikujtohu se çfarë ke pasion të bësh më shumë.

2.Tejkaloji vështirësitë duke qenë elastik

Do të ketë dështime në punë, sfida dhe situata të pakëndshme. Por kur ke aftësinë që të ngrihesh sërish do të ndihmojë që ta kthesh situatën dhe të tregosh se di të bësh më të mirën.

3.Bëhu një pjesë thelbësore për të krijuar një ambient pune pozitiv

Ambienti i punës mund të ulë dëshirën për të punuar dhe të ndikojë në performancën tënde. Dhe pa  e kuptuar madje, mund të ndikojë gjendjen tënde dhe të të tjerëve. A të ka ndodhur të bësh thashetheme për kolegët e tu  të zyrës apo të qëndrosh me njerëz  që shpërndajnë energji negative?  Nëse dëshiron që të jesh pjesë e një ambienti pozitiv pune, duhet që edhe ti të ndikosh në krijimin e këtij ambienti.  Qëndro larg nga njerëz që dëmtojnë lumturinë tënde. Mos dëgjo, ose mos shpërnda thashetheme.

4.Ndrysho perspektivën tënde.

Ne kemi tendencën që t’i vendosim pritshmëritë tona në gjëra që nuk janë të lidhura me lumturinë e vërtetë, ndaj kur nuk e gjejmë lumturinë në to, ne fillojmë të frustrohemi.  Të jesh mendje hapur dhe të dish  se cilat janë përgjegjësitë dhe   aftësitë e tua, e të shtysh veten tënde jashtë zonës sate të rehatisë, mund të ketë një ndikim pozitiv. Ki parasysh se mundësitë të rrisin dhe mund të mësosh prej tyre, ndaj merr avantazh prej kësaj.

5.Mbaj integritetin tënd

Shumë prej vlerave në të cilat ti beson, janë  pjesë e asaj çfarë je. Të jesh i ndershëm dhe i vërtetë në punën tënde, do të ndihmojë që të krijosh një hapësirë paqeje dhe balance. Tregoji të tjerëve se cili je dhe në çfarë vlerash beson.

6. Merr në konsideratë të tjerët

Shumë prej nesh fokusohen tek vetja e tyre gjatë orarit të punës. Ne jemi duke u marrë me zhvillimin dhe karrierën tonë, duke harruar se ka pasur njerëz që na kanë ndihmuar përgjatë rrugës. Ti nuk je i vetmi person që po pret për një rritje rroge, apo që vuan nga punët e shumta që mund të ketë ngarkuar shefi.  Një kompliment apo një ndihmë e vogël, mund të krijojë një ambient miqësie  në punë.

7.Mos u zhyt në punë

Të bësh shumë gjëra njëkohësisht në punë mund të shkaktojë pakënaqësi. Mos thuaj “po” për gjithçka, e t’i shtosh vetes tënde një mal me dokumente që presin  për t’u shqyrtuar.  Kur ora shënon përfundimin e orarit zyrtar, lëri gjërat të presin për të nesërmen. Mos harro se ka edhe një jetë jashtë pune.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI