Nga:

Darkat në familje

praying before dinnerDuket se darkave tradicionale në familje u është dhënë lamtumira prej kohësh. Por le të shohim pak si duket një darkë në familje sot. Nëse flasim për ditët e sotme nuk vijnë më ndërmend bisedat e ngrohta dhe ushqimi i shijshëm që ndahet, ndërkohë që familja është ulur rreth tryezës. Sot, darka e një familje është ndryshe nga dekadat  e kaluara. Fëmijët kalojnë kohë në dhomë, duke qëndruar mbi telefonat apo tabletat e tyre. Nënat dhe baballarët janë aq të përfshirë në mediat sociale, sa që në një dorë mbajnë smartfonin dhe në tjetrën pirunin.  Kjo është tabloja e familjes së shoqërisë së sotme, që është përfshirë kaq shumë me zhvillimet teknologjike.  Kjo sjell probleme me mungesën e kohës që ne kalojmë si familje. Ne nuk po shijojmë një kohë të rëndësishme, e cila lejon gjithsecilin nga ne që të qetësohet dhe të krijojë marrëdhënie me njëri-tjetrin, apo thjesht të relaksohet.

Darka mund të jetë një kohë diskutimi për çështjet që kanë ndodhur gjatë ditës dhe një vend ku mund të ndihemi të sigurt. Le të flasim për disa arsye frymëzuese për të pasur një darkë të gjithë si familje.  Mund t’ju duket po aq e rëndësishme për familjen tuaj sot, aq sa ishte edhe për ju gjatë kohës që po rriteshit.

A.  Ndihmon komunikimin

Njerëzit janë të zënë dhe nuk kanë kohë që të shkëputen nga bota me gjithë këto bombardime të teknologjisë. Prindërit pas pune mund të jenë të angazhuar të shkojnë të ndjekin fëmijët e tyre në klasat e tyre sportive, në balet, apo në aktivitete të tjera që ata mund të kenë dhe shpesh e gjithë familja mund të konsumojë një vakt gjatë rrugës. Kërkimet kanë treguar se të ndash një vakt me familjen  ndihmon  që komunikimi të jetë shumë i rrjedhshëm dhe interaktiv.  Fëmijët mund të mësojnë nga prindërit dhe gjyshërit e tyre mbi vlerat që familja e tyre i konsideron të rëndësishme. E gjithashtu konsumimi i vakteve sëbashku ndihmon që të krijohen lidhje më të forta mes anëtarëve të familjes. Darka në familje kultivon durimin  për të dëgjuar të tjerët.

 B. Mëson mbi trashëgiminë

Një tjetër vlerë kur konsumoni darkë së bashku është se mësoni mbi trashëgiminë kulturore dhe mësoni më shumë mbi historinë e familjes.  Në këtë mënyrë tradita mund të kalohet drejt brezit tjetër. Mund të flisni për një ushqim tradicional të trevës prej nga vjen  familja dhe që është gatuar e është shërbyer përgjatë viteve. Jo vetëm  që ushqime të tilla  hapin  portën për të bërë pyetje, por krijojnë edhe një ambient ku fëmijët mund të ndërtojnë lidhjet e tyre me të tjerët.  Tavolina është një vend i  mrekullueshëm për të ndarë traditat e familjes, e për të folur për rrënjët e saj.  Zgjidhni një nga këto pjata dhe mundohuni që t’i gatuani së bashku.

C. Ndihmon që të hamë në mënyrë më të shëndetshme dhe të kursejmë para.

Kur ndajmë vakte së bashku kjo e ndihmon familjen të mësojë të kontrollojë sasinë e ushqimit që po konsumon dhe gjithashtu ndihmon që të mos shpenzoni jashtë. Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve, duket se shpenzojnë rreth 40% të buxhetit të tyre për të ngrënë jashtë.  Në vend që t’i shpenzoni jashtë këto para, bëni një lojë dhe provoni të shihni se sa mund të kurseni për tre muaj  dhe pastaj këto para mund t’i përdorni për të bërë diçka me familjen tuaj, pse jo një udhëtim.

D. Është koha për të falenderuar Zotin

Të shpenzosh kohë me të tjerët në darkë do të thotë gjithashtu që të jesh mirënjohës për familjen dhe për miqtë e tu. Kjo mund të jetë  një kohë që të ndihmon të lidhesh me Zotin  përmes lutjes dhe për falenderimet pas një dite apo jave të vështirë. Kërko që edhe të tjerët të bashkohen në lutje, e mund të shohësh kështu se ka një ndjesi paqeje kur ti reflekton mbi bekimet e tua. Bëj një lutje dhe fol nga zemra jote. Kjo është ajo çfarë ka më shumë rëndësi.  Nëse aty ka edhe fëmijë, pyeti se cilat janë kërkesat e tyre për lutje dhe bashkojuni atyre.  Të luturit i bën njerëzit bashkë.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI