Nga:

Lauryn Hill ft. Lecrae…

Së fundmi, artisti i hip hopit Lecrae ka zbuluar se është duke realizuar një bashkëpunim me një nga rreperet që e ka frymëzuar të ndjekë një karrierë në muzikën rrep, ajo është Lauryn Hill.

Përpara se Hill të niste karrierën e saj si soliste, ishte e mirënjohur për bashkëpunimet me rreperin, producentin Uiclif Xhin dhe kushëririn e tij Pras Michel ku formuan grupin ikonë të rrepit, the Fugees në vitet 1992-1997, të cilët mbahen mend për këngë si “Killing Me Softly with His Song”, “Fu-Gee-La” dhe, “Ready or Not.”

Lecrae zbuloi gjatë një interviste se është duke punuar për The Miseducation of Lauryn Hill në një të ardhme të afërt. Ai ka marrë një telefonatë nga zyra ku i kërkohej nëse do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Lauryn për projektin e saj të ri. Lecrae ishte befasuar nga një telefonatë e tillë, ku menjëherë shprehu gatishmërinë për të mos munguar.
Më parë, Lecrae ka thënë në një intervistë tjetër se Hill dhe një tjetër artist legjendar i hip hopit Outkast, ishin dy emra të rëndësishëm që e motivuan të bëhej rreperi i suksesshëm që është sot, kjo për shkak të mesazheve të sinqerta në muzikën rrep që ata kanë krijuar.

“Mendoj që herë pas here dëgjuesit duhen sfiduar. Duhet të jemi krijues dhe innovator. Mendoj se muzika jonë duhet të pasqyrojë se kush jemi ne. Ne jemi qenie njerëzore të krijuara sipas imazhit të Perëndisë. Jemi krijuar, qenie me një qëllim ndaj dua që muzika ime ta pasqyroj këtë realitet.” – thotë Lecrae.

35 vjeҫari nga Teksasi në biseda të ndryshme ka pranuar se nuk është një njeri i përkryer dhe se ka nevojë për Jezusin si shpëtimtarin tij personal, që të jetë një njeri më i mirë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI