7 fakte për ringjalljen!

Krishterimi nuk është besim i verbër. Në fakt, është e vetmja fe e bazuar në prova objektive. Kjo është arsyeja pse ringjallja e Jezu Krishtit është lajmi më i madh nga të gjitha – dhe jo thjesht një histori e bukur. Shqyrtoni këto 7 fakte në lidhje me ringjalljen:

  1. Ai u regjistrua nga katër autorë të pavarur, ku secili ungjill raportonte me saktësi shumë detaje të vogla në harmoni. (Shihni Mateu 28; Marku 16; Lluka 24; Gjoni 20.)
  2. Kishte shumë dëshmitarë okularë. Pas ringjalljes së Tij, Krishti iu shfaq një numër të larmishëm njerëzish—duke përfshirë një grup prej 500 vetash. (Shihni 1 Korintasve 15:3-9; Lluka 24:13-35.)
  3. Rrëfimet për ringjalljen përfshijnë të Vërteta të papërshtatshme që askush nuk do t’i kishte përfshirë në një histori të sajuar, si fakti që gratë ishin dëshmitaret e para. Në kulturën e asaj kohe, dëshmia e një gruaje nuk konsiderohej provë e vlefshme. (Shihni Mateu 28:1-10; Gjoni 20:11-18.)
  4. Ishte përmbushja e mbi 300 profecive të bëra qindra vjet më parë. (Shihni Isaia 53; Psalmi 22:14-18; Numrat 9:12; Psalmi 16:10.)
  5. Gjysmëvëllai i Jezusit, Jakobi, u konvertua nga skeptik në dishepull. (Shihni Marku 3:21, 31; 1 Korintasve 15:7; Jakobi 1:1.)
  6. Ajo i transformoi rrënjësisht dishepujt. Tre ditë pas kryqëzimit ku u larguan të frikësuar, krejt papritur dishepujt ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre si martirë. Nuk do të fitonin asgjë nga sajimi i një historie të tillë. (Shihni Marku 14:50; Veprat e Apostujve 5:17-41; Filipianëve 3:4b-11.)
  7. Në fund të fundit, ringjallja e ndau historinë në dy pjesë – diçka që nuk mund të thuhet për asnjë fe tjetër në botë. Në fakt, nga ringjallja zbriti Fryma e Shenjtë e cila banon tek besimtarët dhe ndau besëlidhjen e re nga e vjetra. (Shihni Jeremia 32:39-40; Ezekieli 36:26-27.)

Jezusi nuk është thjesht një mjet shpëtimi – Ai është shpëtimi ynë. Ai është i vërtetë, Ai erdhi nga qielli për të na shpëtuar dhe për të na dhënë jetë, shpresë dhe premtimin e përjetësisë që mund të gjenden vetëm tek Ai. Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi ringjalljen e Krishtit. Imagjinoni si do të jetë të shohim Shpëtimtarin tonë ballë për ballë, dhe t’a kalojmë përjetësinë duke e adhuruar Atë dhe në prezencën e Tij. Deri sa ajo ditë të vijë , le të lavdërojmë Zotin për ringjalljen dhe që dha jetën për ne.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI