Teatër nisur nga gjuha greke do të thotë ‘vendi për shikim’. Është një nocion që nënkupton rrëfimin e një ngjarjeje të skenuar, që e realizojnë artistët, aktorët, komunikimi i të cilëve bartet te publiku.

E vemë re se të shkuarit në teatër është një fenomen i rrallë këto kohe. Por të shkuarit në teatër ka përfitimit e veta që shumë prej jush mund t’i dëshirojnë. Më poshtë ndajmë lexojmë se cilat janë këto përfitimë që teatri na i ofron, përvec kënaqësisë sigurisht.

Përse duhet të shkojmë në teatër.

  1. Magjia

Kjo është një nga arsyet kryesore që personat të cilët shkojnë në teatër, u thonë të gjithëve. Kur luhet mirë një shfaqje teatrale e çon audiencën në një botë tjetër. Momentet e vecanta në një vend të vecantë si teatri nuk mund të përsëriten kurrë sepse i përngjajnë magjisë.

  1. Është live.

Nuk mund të krasosh faktin që po sheh një pikturë të kullës Eifel me të shkuarit atje. Është e njëjta gjë edhe me teatrin. Të shohësh aktorët në skenë, të lëvizin, të flasin dhe të tjetërsohen si karaktere është tepër emocionuese. Edhe nëse ndodhin gabime, epo, është live pra! Kjo na kujton se jemi të gjithë njerëz, dhe njerëzit gabojnë.

  1. Është fryt i një pune të lodhshmë.

Është shumë interesante të shohësh një histori që tregohet në skenë, për të cilën janë dashur muaj të krijohet. Është pasojë e një bashkëpunimi që përpiqet të sjellë bashkë me elegancë, karakteret, kostumet, muzikën dhe dritat dhe sigurisht, publikun. Bashkëpunimi dhe koordinimi që nevojitet në këtë rast është i madh. Dhe është e mrekullueshme të mendosh se e gjitha bëhet vetëm për ato minuata të shfaqes. Dhe kur kjo arrihet mirë, atëherë është një art dhe kënaqësi e vërtetë.

  1. Katarsis

Një pjesë teatrale e mirë të bën të mëndosh ose ndjesh dicka e të dalësh në një përfundim. E para, inteligjenca emocionale dhe të menduarit kreativ janë aftësi instiktive të njeriut. Ashtu si munskujt e trupit tonë, kto aftësi duhet të ushtrohen në mënyrë që t’i mbajmë aktive dhe të forta. Inteligjenca emocionale është thelbësore si për suksesin personal edhe për atë profesonal. E dyta, teatri kontribuon në edukimin personal. Të shikosh personazhe në skenë që flasin gjatë gjithë kohës kërkon një vëmendje të mprehtë.

  1. Ekonomia

Kur një teatër është aktiv, i tërheq njerëzit, gjë e cila mund të ndikojë që infrastruktura në zonën ku ndodhet teatri të përmirësohet për cështje reklamuese.

  1. Mlidhesh bashkë

Një shfaqje mbledh nga 10 deri në qindra njerëz bashkë, për të përjetuar diçka unike edhe duke u arratisur pak nga realiteti në këtë mënyrë. Dhe sidomos në ditët e sotme ku gjithsecili është përpara ekraneve të telefonave kjo është një arsye e mirë për tu mbledhur bashkë.

  1. E ardhmja

Të shkosh në teatër, sidomos me fëmijët jo vetëm që ndodhin të gjitha ato sa thamë më lartë, por zhvillon edhe të ardhmen e teatrit, për pjesët e shkruara, regjizorët, aktorët në mënyrë që njerëzimi të vazhdojë ciklin e bukur të kulturës. Është e vërtetë që janë të paktë ata prindërish që do ti sygjeronin një karrierë të vështirë aktori fëmijës së tyre. Por një shprehje thotë “Por e bukura në botë pa artin do të vdiste”.

Përpos magjisë teatri dhuron pamë se dhuronte edhe mjaft benefite të tjera ndaj shpresojmë që tani të keni vendosur të shkoni në një shfaqe teatrale me miqtë apo familjen tuaj. Teatri i qytetit tuaj duhet të jetë duke ju pritur.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI