5 mënyra për të menaxhuar stresin dhe për të rritur paqen brenda teje

A je vazhdimisht i ngarkuar?  I mbilodhur?  I  stresuar?   A janë këto fjalët që e përshkruajnë  mënyrën sesi ndiheni për jetën?  Nëse është kështu,  duhet të dini se nuk jeni vetëm.  Dhe me ndihmën e Zotit mund të ndryshosh perspektivën dhe ta kalosh situatën tënde.  Nuk ka rëndësi se çfarë po ndodh me ty, ti mund të kesh një jetë në Krishtin të mbushur me paqe dhe gëzim.

Kur u ngrite këtë mëngjes, me shumë mundësi ti ke marrë disa vendime. Ti ke vendosur se sa herë ta shtysh alarmin përpara se të ngrihesh nga shtrati.  Ti ke vendosur për veshjen tënde. Ti ke vendosur se sa filxhan me kafe do të pish.  Por ka disa vendime të tjera që nuk i ke marrë ( edhe pse do të doje shumë që të mund t’i merrje)

Kur u ngrite këtë mëngjes, a e zgjodhe dot se si do të ishte moti sot?

A  e vendose ti  nëse do të kishte pak apo shumë trafik përgjatë rrugës për në punë?

A ke mundur të zgjedhësh se si do të jetë humori I bashkëshortit tënd apo i kolegëve të tut ë punës?

Duket  se këto janë pyetje pa kuptim.  Askush nga ne nuk mund t’i marrë këto vendime. Nëse do të mund ta bënim këtë temperaturat do të ishin disa gradë më shumë ,  trafiku do të ishte më pak I rënduar, lajmet do të ishin mbushur me histori pozitive që të bëjnë të ndihesh mirë dhe bashkëshorti e miqtë tanë do të ishin gjithmonë në një gjendje shumë të mirë emocionale.

Duket fantastike apo jo?

E vërteta është se ne nuk mund të marrim asnjëherë të tilla vendime të jashtme që nuk varen nga ne, por kjo nuk do të thotë se ne jemi viktima të rrethanave tonaNe ndoshta nuk mund të zgjedhim se çfarë ndodh në ambientet përreth nesh, por patjetër që ne zgjedhim mënyrën sesi përgjigjemi ndaj kësaj gjëje.  Dhe vendimet që ne marrim ditë pas dite  fillojnë edhe përcaktojnë atë lloj jete që ne kemi.  Ti mund të  marrësh vendime dhe mund të marrësh hapa, që të ndryshosh mënyrën sesi i sheh rrethanat e tua dhe se si  ti u përgjigjesh atyre.

Mendoje kështu:

Nëse është duke rënë shi jashtë,  ti mund të merresh me disa nga punët që janë lënë pas dore brenda në shtëpi.

Nëse trafiku është i rënduar në rrugën që ndjek zakonisht, mund të zgjedhësh një tjetër rrugë për të kaluar.

Nëse miku yt është në një gjendje të tmerrshme, ti mund ta ndihmosh duke e ngritur atë shpirtërisht  e duke  e inkurajuar atë, në vend që të lesh gjendjen e tij të të ndikoj ty. Pra për të krijuar një përkufizim për të gjithë çfarë përmendëm më lartë “ Edhe pse nuk mund të kontrollosh situatën me të cilën përballesh, mund të kontrollosh mënyrën sesi përballesh me të.”  Ja cilat janë disa nga mënyrat për ta realizuar këtë.

Hapi yt i parë për të menaxhuar stresin

Nëse ndihesh vazhdimisht shumë i ngarkuar apo në stres  dhe nuk arrin të kuptosh se cila është arsyeja, fillo që të bësh përditë disa rrëfime biblike.  Në vend që të ngrihesh përditë edhe të  nisësh e të thuash se sa keq që janë gjërat, nise çdo ditë duke deklaruar Fjalën e Zotit dhe premtimet e Tij  për jetën tënde.

( Romakët 8:37)

Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.

Zoti do të sigurojë për të gjithë nevojat e tua.

Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata? ( Mateu 6:26)

Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon. ( Filipianët 4:13)

1.Nëse financat tuaja janë një burim i vazhdueshëm stresi për jetën tonë, vendosni që të krijoni një buxhet ( ose rivlerësoni buxhetin tuaj). Çfarë mund të jetë diçka praktike  që ju të mund ta zgjidhni problemin?  Shkurto një shpenzim që  mund të jetë luks dhe jo një nevojë. Kërko për një mënyrë se si të bësh disa para shtesë.  Pyet dikë që është i zoti me financat që të shoh buxhetin tënd dhe të të japë disa sugjerime.

2.Nëse është dikush që po rrit nivelin tënd të stresit duke lënduar vazhdimisht ndjenjat e tua – bëni diçka të këndshme për ta- dërgoni këtij personi një kartolinë të këndshme, mund t’u blini një vakt, u thuaj diçka që vlerësoni tek ta, ose filloni që të luteni për ta në mënyrë të rregullt. Duke bërë këto gjëra të vogla  ti po ndërmerr hapat e besimit  dhe po i bindesh  urdhërimit të Zotit për të dashur armiqtë e tu.

3.Nëse është një problem me shëndetin ai që po vazhdon të të shqetësojë dhe të ul motivimin,  fillo një rutinë ushtrimesh. Mos nxirr më justifikime.  Lër një hapësirë kohore  për t’u ushtruar çdo ditë. Në vend që të nxirrni justifikime, bëni një plan… dhe i qëndroni këtij plani.  Ndoshta mund të mendosh se thjesht nuk ke energjinë e mjaftueshme për ta bërë këtë. se ndihesh shume keq, apo shumë  i lodhur.  Por shpesh, kur fillojmë të ushtrohemi ndihemi më mirë. Të ushtrohesh kërkon energji, por të jep më shumë energji se të merr.

4.Nëse detyrat në punë kanë shumë ngarkesë dhe të shkaktojnë që të ndihesh i mbingarkuar, bëj diçka për këtë. Delegoni disa prej detyrave dikujt tjetër, rivlerësoni sistemin tuaj të punës apo flisni me shefin tuaj. ( Kjo është e rëndësishme sepse shefi mund të mos e kuptoj aspak se sa jeni duke punuar apo sesi kjo po ndikon negativisht në jetën tuaj personale). Në vend që të ankohemi se sa të mbingarkuar jemi , le të kërkojmë mënyra që na bëjnë më produktivë dhe se si të nxjerrim më të mirën nga koha jonë e çdo dite.

Këto janë vetëm disa nga shembujt, por ashtu siç mund ta shihni, ka shumë mënyrë  për të ecur me besim në jetë, në mënyrë që të jetosh jetën për të cilën Jezusi vdiq që ti ta kishe. Zoti do të bëjë pjesën e tij por Ai dëshiron që edhe ti të bësh pjesën tënde.  Ndoshta nuk mund t’i kesh të gjitha përgjigjet tani, por nëse je i vendosur për të marrë një hap, Zoti do të takojë përgjatë rrugës. Kujtohu se nuk ka arsye përse të jetosh një jetë të mbushur me stres dhe frustrim.  Në vend të kësaj mund të jetosh një jetë të lumtur, të qetë dhe  t’ja dalësh mbanë. Kjo është në varësi të hapave që do të marrësh  Zgjedhja është e jotja. Vendos ti.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI