“Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën.” –Kofi Annan
|
Një Tetori shënon Ditën Botërore të Moshuarve, shpallur më 14 dhjetor 1990 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Tema e Ditës Botërore të të Moshuarve këtë vit është: “Hedhim hapa drejt së ardhmes.” Kjo për të nxitur vlerësim të kontributit të të moshuarve në familjet e tyre, komunitetet, dhe shoqëritë. Disa Fakte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë: – Moshimi është një fenomen global. Popullsia e moshuar në botë, 60 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050, rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë: nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%. – Pabarazitë e mëdha në shëndet vazhdojnë, siç duket qartë nga dallimet e jetëgjatësisë në lindje. Për shembull, ndërsa Japonia ka jetëgjatësinë më të lartë në botë në 82.2 vjet, në disa vende si Afrika kjo shifër është 40 vjet më e ulët. – Brenda vendeve, pabarazitë në shëndet janë gjithashtu të rëndësishme – Deri në vitin 2050, afër 80% e të gjitha vdekjeve pritet të ndodhin në njerëzit mbi 60 vjeç. Shpenzimet shëndetësore rriten me moshën, por më të përqendruara janë në dy vitet e fundit të jetës, pavarësisht se sa i vjetër është dikush. Ndërsa njerëzit jetojnë më gjatë, është e rëndësishme t’u sigurohet këtyre viteve shëndet, në mënyrë që shpenzimet e kujdesit shëndetësor të mund të menaxhohen. – Abuzimi me të moshuarit është në rritje me plakjen e popullsisë dhe me dinamikën e ndryshimeve sociale. OBSH vlerëson se 4-6 % e personave të moshuar në mbarë botën vuajnë nga një formë abuzimi si fizik, psikologjik, emocional, financiar ose për shkak të lënies pas dore (neglizhimit). |
