shendeti Trupat tanë janë tempuj të Frymës së Shenjtë. Ndaj ne duhet të kujdesemi për to. Ky kujdes fillon që me shëndetin tonë, nga mënyra e ushqyerjes dhe deri te aktiviteti fizik. Jemi përpjekur që asnjëherë të mos e lëmë jashtë fokusit edhe këtë aspekt duke sjellë këshilla të ndryshme shëndetësore. Më poshtë do të lexosh disa të tilla. Lexim të këndshëm.

 

 

 

1- Kujdesu për zemrën

Kohet e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare. Nuk është i paket numri i pacienteve që i drejtohen qendrave spitalore për te diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën. Gjithashtu nuk janë te pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientet qe kane probleme me zemrën. Më të prekur janë te moshuarit, por edhe rastet e personave në moshë të re që paraqiten me probleme të tilla, nuk janë të rralla.

Nëse doni te shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhembet. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se ndër të tjera higjiena e gojës është shumë e rëndësishme. Përdorimi i fillit dentar shkatërron bakteret e dhëmbëve te cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet ne gjak dhe kontribuon jashtëzakonisht ne sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes.

2- Shmang sëmundjet nervore

Sëmundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetësime psikologjike, por në disa raste edhe nervore. Një nga faktorët më të rëndësishëm që është shkaktar i kësaj sëmundjeje është edhe stresi. Vazhdimisht në programet tona tregojmë se sa e rëndësishme është që t’i përballim sfidat e ditës sonë me besim tek forca e Zotit dhe jo tek e jona. Nëse mësojmë të dorëzohemi çdo ditë, me siguri kemi për të pasur jetë me më pak stres.
Nëse doni te mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteines, që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat.

3- Variçet venoze

Nëse doni të shmangësh variçet venoze, bëj kontrolle mjekësore. Shume gra, mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variceve. Por vetëm duke mbajtja e sistemit tretës ne gjendje aktive, është çelësi i shmangies së këtij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis Navarro këshillon: “Gratë mund te parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime te pasura me produkte te bimëve me kërcell, grurë, oriz, etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuan nga gjymtyrët e poshtme. Evito edhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

4- Problemet me sytë

Me përdorimin nganjëherë të tepruar të mjeteve të dobishme elektronike, si kompjuter, telefon etj., duket sikur sytë tanë nuk çlodhen asnjëherë. Ndaj nëse doni të shmangni problemet me sytë, kontrollojini here pas here. Duhet të bëni një vizite të syve çdo 2 vjet, nëse nuk dëshironi te vini syze apo lente kontakti. Nuk duhet të kujtohemi për kontrollin e tyre vetëm në ato raste kur pësojmë aksident apo kur kemi pamje të turbulluar. Optometristët ngulmojnë në gjendjen shëndetësore te njeriut duke filluar që nga shqetësime të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, skleroza, si dhe tumoret në tru. Duhet të kesh kujdes pasi ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve.

5- Bëj gjumë të rehatshëm

Nëse do të rrisësh imunitetin e organizmit, bëj gjumë të rehatshëm. Shumë nga ne nuk bëjnë gjumë të qetë ose flenë pak. Profesori amerikan Joan Shaver thotë: “Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në funksionet fizike, gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin. Dobëson sistemin imunitar, shkakton dhimbje e koke dhe mund të çojë edhe në depresion”. Njerëzit me sëmundjen e pagjumësisë nuk kanë stabilitet social. Sapo nisin një pune, nuk e përballojnë dot dhe detyrohen ta lënë. Por edhe gjumi me orar të zgjatur mund të jetë problematik për shëndetin tuaj.

6- Konsumo fibra

Nëse do të jesh energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Është provuar se fibrat rrisin nivelin e energjive dhe kanë një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Fibrat luajnë një rol te rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apandesitin, dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës.
Duke konsumuar drithëra integrale, ne marrim më shumë se gjysmën e sasisë së fibrave për të cilat kemi nevojë. Shumica e drithërave integrale janë një burim i madh për fibrat. Filloje mëngjesin me drithëra integrale ose me miell tërshëre me 3 a më shumë gram fibër për çdo pjatë. Shto fruta dhe do të jesh drejt objektivit ditor prej 38 gram drithëra për meshkujt dhe 25 gram për femrat.

7- Shmangni Osteoporozën

Nëse do të shmangësh osteoporozën duhet të marrësh vitaminën K. Osteoporoza shfaqet te një në çdo tre gra te moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët qe e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohe të gjatë të kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, e cila është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K, kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave. Gjithashtu përveç ilaçeve, metoda më e mirë e zëvendësimit të estrogjenit është ajo dietike, duke konsumuar  sa më shumë produkte qumështi si dhe karota, portokalle, të cilat përmbajnë vitaminën D.

 

8- Mos u shëndosh

Nëse do të dobësohesh dhe te mbash një peshë trupore të shëndetshme atëherë  konsumo bajamet, lajthitë dhe arrat sepse ato rrallëherë shkaktojnë probleme ne shtimin ne peshe. Këto ushqime përmbajnë lëndë, kalori dhe vitamina, aq sa për te shuar urine për 2 orë. Ato gjithashtu përmbajnë fitokimikate te cilat reduktojnë rrezikun e kancerit në shume organe të brendshme dhe gjithashtu luftojnë artritin.

9- Presioni i gjakut

Kujdesu që presioni i gjakut të jetë në nivel normal. Nga presioni i larte i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj si dhe shume gra te moshës 35 deri 55 vjeçe. Mjekët kujtojnë: ” Shihni me kujdes etiketat e ushqimeve për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është rruga kryesore nga e merrni, nëpërmjet ushqimeve.”

 

10- Dhimbjet e kokës

Nëse do të mos kesh dhimbje koke, përdor peshkun. Japonezët kane një shkalle të ulët të depresionit sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Ndaj edhe ti shto sasinë e peshkut në dietën tënde, të paktën një herë në javë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI