A keni njerëz në jetën tuaj që flasin me ju vetëm kur duan diçka? Bisedat që rrotullohen rreth nevojave ose kërkesave të personit tjetër e bëjnë të vështirë zhvillimin e miqësisë së vërtetë. Këto marrëdhënie të njëanshme mund të na bëjnë të ndihemi të përdorur dhe të manipuluar.
Shpesh, kjo është pikërisht ajo që shumë prej nesh i bëjnë Perëndisë kur i afrohemi Atij në lutje, vetëm kur kemi një nevojë apo dëshirë. Shkojmë para Tij me listat tona dhe lutemi për to, pa shpenzuar qoftë edhe një minutë të vetme për ta lavdëruar Atë, apo ta falenderojmë për bekimet e së kaluarës ose të kërkojmë miqësi me Të. Ne lutemi për gjërat e së ardhmes pa e falenderuar për ndihmën e Tij në të kaluarën. Harresa jonë është një tregues i mosmirënjohjes tonë ndaj Zotit dhe i bën lutjet tona të paefektshme.
Megjithatë, asnjë nga këto nuk e shokon Perëndinë. Zoti na njeh më mirë se ne e njohim veten. Ai e di që ne jemi një popull harraq. Ai e di që jemi mosmirënjohës. Ai e di aftësinë tonë për të rimodeluar të Vërtetën. Ai e di aftësinë tonë për të marrë merita për sigurimin e Tij.
Në Bibël, e shohim Perëndinë duke i kujtuar popullit të Tij bekimet e Tij. Ai shpesh i nxiti ata të vendosnin altare të dukshme që tregonin për sigurimin e Tij në të kaluarën. Kjo do t’i mbushte ata me gëzim dhe do të adhuronin Perëndinë e tyre të Plotfuqishëm. Pa këto kujtime, njerëzit do ta harronin besnikërinë e Perëndisë.
Çfarë lloj altaresh po ju thërret Perëndia që të ngrini sot? Kërkoni ndihmën e Zotit që të qëndroni të përqendruar tek Ai gjatë gjithë ditës, që të qëndroni në Të dhe të luteni pa pushim.
Lutje: Atë, na fal që harrojmë të gjejmë kohë për të të lavdëruar dhe adhuruar Ty. Kur Tik e qënë kaq besnik ndaj nesh. Faleminderit për shpëtimin dhe dashurinë Tënde. Në emër të Jezusit, lutemi. Amen.
” Do t’i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara,do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.” (Psalmi 77:11-12).