Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi -JAKOBIT 1:17
Jakobi na thotë që Perëndia është i mirë. Ai nuk është i mirë me raste. Ai është gjithmonë i mirë.
A nuk është e mrekullueshme të kesh një Perëndi i Cili është gjithmonë i njëjtë? Tek Perëndia nuk ka kthim, asnjë ndryshim. Ne mund të mbështetemi tek Ai që është besnik gjatë gjithë kohës, i mëshirshëm dhe falës gjatë gjithë kohës, për të na bërë vetëm të mira për sa kohë që jetojmë.
Nëse jemi duke kaluar një kohë të vështirë, nëse ndjejmë se po dorëzohemi, Perëndia është ende i mirë. Ai nuk është Autori i problemeve tona. Nëse diçka e keqe na ndodh, Zoti është sërish i mirë. Ai nuk na bën të mira për shkak se ne jemi të mirë dhe i meritojmë ato. Ai na bën të mira për shkak se Ai është i mirë dhe Ai na do. Ne mund të mbështetemi tek mirësia e Perëndisë në jetën tonë!
Çelësi i lumturisë dhe përmbushjes nuk është në ndryshimin e situatës ose rrethanave tona, por në besimin që Perëndia do të jetë Zot në jetën tonë.