Është tronditëse se sa shumë të krishterë që besojnë Biblën kanë frikë nga jeta e përtejme. Nëse shqetësoheni se do mërziteni në parajsë, atëherë kam një lajm të mirë: a jeni gati të zbuloni se sa emocionues dhe i mrekullueshëm do të jetë qielli?

Në librin e Zbulesës, Zoti Jezus i jep Gjonit një vizion të qiellit. Është një vizion ngushëllimi dhe inkurajimi për këdo që është i rënduar nga vuajtjet e kësaj jeteNuk do të qëndroni mbi retë, duke i rëë harpës. Nuk do të jesh as robot. Nuk do të mërziteni gjatë gjithë përjetësisë. Nuk do të jeni shpirt i patrupëzuar që lundron përreth në një dimension të çuditshëm. Parajsa do të jetë e mbushur me gjithë emocionet që keni dashur ndonjëherë.

Jezusi tha: “Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.” Jo një re. Jo një dimension. Një vend. Parajsa është një vend i vërtetë dhe ne do të jetojmë atje në trupat tanë të përlëvduar e të ringjallur. Vendi që Jezusi po përgatit për ne është qielli i ri dhe toka e re, sfera e Perëndisë, vendbanimi i popullit të Tij. Vizioni i parajsës që gjejmë te Zbulesa është krijuar për të na mbushur me pritje për jetën që do të vijë dhe për të na ngushëlluar në sprovat tona. Premtimi i qiellit duhet të na motivojë të jetojmë çdo ditë për Zotin. Pjetri na kujton se ne duhet të jetojmë jetë me shenjtëri dhe perëndishmëri, sepse “ne presim qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilën banon drejtësia” (2 Pjetrit 3:13).

Sa më shumë ta përqendrojmë vëmendjen tonë në këtë jetë, aq më e pakuptimtë bëhet ajo. Por sa më shumë të përqendrohemi te mrekullitë e qiellit, aq më e mrekullueshme bëhet kjo jetë. Kur dëgjoj dikë duke folur me emocion për parajsën, e di që ai person është vërtet i shpëtuar. Një nga treguesit më të sigurt të shpëtimit të vërtetë është ndjesia emocionuese dhe pritshmërie për parajsën. Jezusi tha: “ Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.” (Mateu 6:21). Pra, nëse thesari juaj është në parajsë, atëherë edhe zemra juaj është në parajsë.

Ndoshta sot keni mbi shpatulla barra sa peshën e një pianoje Steinway. Mund të jetë ndonjë ngarkesë faji. Mund të jetë ndonjë ngarkesë vuajtjesh dhe dhimbjesh. Mund të jetë ndonjë ngarkesë shqetësimi për të ardhmen ose një zemër e thyer nga një humbje e dhimbshme. Cilado qoftë pesha që ju mbani sot, vizioni i parajsës do t’jua lehtësojë barrën.

Lutje: Zot, faleminderit për premtimin e parajsës. Lutem që Ti të më ndihmosh të jetoj në dritën e përjetësisë—në dritën e lavdisë që është imja nëpërmjet Jezu Krishtit—në mënyrë që gëzimi im të jetë i plotë edhe në rrethana të vështira. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.” -Gjoni 14:3.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI