“Zoti dëshiron të të përdorë ty”

Në leximin e Torës së kësaj jave, do të gjeni një mesazh inkurajimi nëse ndiheni  jo të kualifikuar për të qëndruar para Zotit. E vërteta është se çdo person, pavarësisht nëse e di apo jo, nuk është mjaftueshëm i aftë për t’i shërbyer Perëndisë. Gjëja e rëndësishme për të kujtuar është se Zoti dëshiron t’ju përdorë. Shikojeni në këtë këndvështrim: një tenist i zoti mund të bëjë gjëra të mëdha  edhe me një raketë tenisi jo aq të mirë. Njeriu është si raketa e tenisit; Zoti është Ai që në realitet e kryen punën. Kur ju dhe unë të kuptojmë se rezultati varet nga Zoti sovran dhe jo nga aftësia jonë, atëherë pamjaftueshmëria jonë nuk do të jetë problem.

Në librin e Eksodit, mësojmë se Moisiu nuk dëshiron të jetë ai që Zoti do të përdorë për t’i nxjerrë Bijtë e Izraelit nga Egjipti. Edhe një herë Moisiu kundërshton dhe “i kujton” Perëndisë se ai nuk është i përshtatshëm për të bërë detyrën që Zoti po e thërret të bëjë. Pse ndodh kjo? Moisiu nuk dëshiron të shkojë të flasë me Faraonin, sepse ai ka buzë të parrethprera. Ndaj Moisiu shprehet përpara Zotit,

 “…ja, unë jam (nga) buzët i parrethprerë dhe si do të më dëgjojë Faraoni?”- Eksodi 6:30

Moisiu duhej të mësonte se fuqia qëndronte në fjalët që Moisiu ishte urdhëruar të thoshte dhe jo tek ai që thjesht do i shqiptoi ato. Me fjalë të tjera, e vërteta ka një fuqi të vajosur që nuk mund të pengohet as nga ai që nuk është elokuent në të folur. Po kështu, ata që flasin në mënyrë mbresëlënëse, që zotërojnë shumë mirë gjuhën dhe një zë të këndshëm për t’u dëgjuar, nuk mund të kompensojnë mungesën e përmbajtjes shpirtërore. Më mirë do të dëgjoja dikë që belebëzon ta thoshte Gjonin 3:16 sesa ta dëgjoj nga ndonjë folës i madh i cili shpjegon në mënyrën më inteligjente ndryshimin e klimës ose teorinë për evolucionin e njeriut.

Kujtoni fjalët e Palit që tha se nuk ishte caktuar të predikonte Ungjillin jo me dituri fjale, që kryqi i Krishtit të mos dalë i kotë. (Shihni 1 Kor. 1:17).

Herën tjetër kur të ndjeni Yeshuan (Jezusin) t’ju thërrasë për të bërë diçka, mos e pyesni veten: “A jam në lartësinë e duhur”; më mirë sigurohuni që po e dëgjoni zërin e Tij. Nëse është zëri i Tij, Ai do t’ju pajisë me atë që ju mungon, nëse keni një frymë të bindur përulësie dhe lutëse.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI