Vraponi tek Perëndia për ngushëllim!

Pasi u lind nipi ynë, Kristiani, unë i dhashë nënës së tij, Sherilit, një rrobë të butë. Sidoqoftë, brenda pak muajve Kristiani kishte vendosur që rroba e saj e re ishte ajo që ai donte të kapte kur kishte nevojë për qetësi. Tani, Sheril ende e donte rrobën e saj, ndaj thjesht preu 30 centimetra nga fundi i copës që Kristiani ta mbante, që do të thoshte se ajo ende e kishte një rrobë për të veshur. Problemi ishte që kur Kristiani ndihej mirë me “rrobën e vogël” në makinë, ai donte “rrobën e madhe” në shtrat kur binte për të fjetur. Duke qenë gjyshe, zgjidhja ime ishte që t’i blija Sherilit një rrobë tjetër.

Si të rritur, ne shkaktojmë disa shikime të çuditshme nëse mbajmë një rrobë ose batanije me vete për qetësi. Por kjo nuk do të thotë se me raste nuk kemi nevojë për ngushëllim. Perëndia e di këtë. Në Bibël Ai quhet “Ati i përdëllimeve dhe Perëndia i gjithë ngushëllimit” (2 Korintasve 1:3). Ai dëshiron që të vrapojmë tek Ai për ngushëllim kur rrethanat e jetës janë më shumë nga sa mund të përballojmë. Shumë herë ne nuk e ndihmojmë veten që të marrim ngushëllimin që do të mund të shijonim nëse do të linim mënjanë pavarësinë tonë dhe do të kërkonim ndihmën e Perëndisë. Është një himn i vjetër që thotë:

O ç’pajtim shumë herë largojmë

O ç’mundime heqim kot

Vetëm se s’ia bëjmë të njohur

Me të falur t’madhit Zot

Mos druani që ta thërrisni Perëndinë për ngushëllim kur zemra juaj dhemb dhe nuk gjeni çlirim. “Ati i përdëllimeve dhe Perëndia i gjithë ngushëllimit” ju pret krahë hapur. Vraponi tek Ai dhe lejojeni Atë t’ju mbështjellë pranë zemrës së Tij. Ai kujdeset për ju.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI