Unë do të ndërtoj…

Mateu kapitulli 16, vargu 18. Jezusi po i flet Pjetrit dhe po i thotë: “Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë.” Ky varg, ka ngritur shumë pyetje dhe kundërshtime, në historinë e kishës. Cfarë domethënieje ka, kur Jezusi thotë: “ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time.” Cili është shkëmbi mbi të cilin do të ndërtohet kisha? A është Pjetri? A është Jezusi? A është Jezusi shkëmbi? A janë apostujt? A është Ungjilli? Unë jam i bindur se përgjigja është Po.

Mendoni për këtë. Ajo që është e vëcanta këtu, është se emri Pjetër, do të thotë shkëmb. Pra është një lojë fjalësh. Jezusi në thelb, po thotë: “Po të them, ti je shkëmb dhe mbi këtë shkëmb, unë do të ndërtoj kishën time.” që sigurisht, na drejton tek fakti që Jezusi po sheh një lloj themeli tek Pjetri. “Ti je shkëmbi, Pjetër, dhe mbi këtë shkëmb, unë do të ndërtoj kishën time. Por cili është themeli tek Pjetri, që është kaq domethënës?

Pikërisht pak përpara kësaj, Pjetri rrëfen besimin e tij në Krishtin. Ai tha: “Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë.”

Dhe Jezusi po thotë: “Ky rrëfim i besimit, është rrëfimi i besimit mbi të cilin ndërtohet kisha.” Pra, në këtë varg, Jezusi po thotë: “Duke u nisur nga ky rrëfim, Pjetër ti je një apostull autoritar, i dërguar nga Unë, për të shpallur Ungjillin dhe mbi ty dhe mbi shpalljen prej teje të këtij Ungjilli, unë do të ndërtoj kishën time.” Kështu, shkëmbi i kishës, janë njerëzit e Perëndisë që shpallin të vërtetën për Krishtin, Ungjillin e Krishtit. Specifikisht këtu, Pjetri, si apostulli i parë që e e bëri këtë deklaratë. Më pas, mbërrijmë tek Veprat e Apostujve dhe Pjetri e shpall këtë Ungjill dhe 3000 njerëz shpëtohen. Dhe sapo ndodh kjo gjë, kisha e hershme, filloi t’i përkushtohej mësimeve të apostujve dhe mijëra njerëz të tjerë pranuan krishtin në ditët në vazhdim dhe ne shohim se si jezusi ndërton kishën e Tij.

 Dhe Pjetri ishte qendra e asaj që Jezusi po bënte për ndërtimin e kishës së Tij, përgjatë gjithë 12 kapitujve të parë të Veprave të Apostujve, që është pikërisht arsyeja pse Pali tha tek kapitulli 2 i Efesianëve: “Kisha është ndërtuar mbi themelin e apostujve.” Por realiteti është se, kudo ku njerëzit e Perëndisë po shpallin Ungjillin e Krishtit, Jezusi do të ndërtojë kishën e Tij. Gjithcka filloi me rrëfimin e Pjetrit, pikërisht këtu. Por kjo do të vazhdojë përtej kapitullit 12 të Veprave të Apostujve, ndërsa Pali po shpallte Ungjillin dhe pastaj në pjesën tjetër të Testamentit të ri dhe për këto 2000 vite të fundit, Jezusi ka qenë duke ndërtuar kishën e Tij, ndërsa njerëzit kanë qenë duke e shpallur Atë, si Birin e Perëndisë së gjallë.

Mendoni se cfarë do të thotë kjo, për jetën tonë sot. Jezusi është ende duke ndërtuar kishën e Tij. Si po e bën këtë? Po e bën përmes jush dhe përmes meje, duke e bërë të njohur këtë lajm të mirë, aty ku ne jetojmë dhe kudo ku Perëndia na drejton, në mbarë botën. Kuptoni pjesën që Perëndia ju ka dhënë të luani, në ndërtimin e kishës së Tij dhe mësoni këtë premtim: ndërsa njerëzit e Perëndisë shpallin Ungjillin e Jezus Krishtit, jezusi do të ndërtojë kishën e Tij dhe asgjë nuk mund ta ndalë këtë. vdekja nuk mund ta ndalë dhe portat e ferrin nuk mund ta ndalin përhapjen e Ungjillit në botë.

Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh sot, që të jemi besnikë në shpalljen e Ungjillit, për të shpallur të vërtetën Tënde. Ne lutemi për një mundësi sot, për të ndarë lajmin e mirë të Jezusit, Shpëtimtarit, Birin e Perëndisë së gjallë, asaj që Ai ka bërë për ne, që të mund të na falen mëkatet dhe të mund të jemi pjesë e familjes Tënde. Perëndi, ne lutemi që Ti të ndërtosh kishën Tënde përmes nesh, të shpallësh Ungjillin përmes nesh. Ne lutemi që, bazuar në këto vargje, Ti të na japësh sigurinë se asgjë nuk mund t’i pengojë njerëzit e Perëndisë që të shpallin Ungjillin e Perëndisë në mbarë botën. Na ndihmo Perëndi ta shpallim Atë me siguri, me guxim dhe me dhembshuri tek njerëzit që takojmë sot dhe kudo ku Ti na drejton, në mbarë botën. Në emër të Jezusit ne lutemi, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI