Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen. Hebrenjtë 11:1
Shumë pak fjalë në gjuhën angleze, kanë kaq shumë kuptime të ndryshme sa ç’ka fjala besim. Ne flasim për të pasur besim tek Perëndia dhe tek njerëzit, e të ecurit në besim- që do të thotë të vendosësh në praktikë atë që ti ke besuar. Ne gjithashtu e mendojmë besimin si një virtyt. Disa të tjerë e mendojnë besimin si një urë mendore që të çon drejt njohjes së një substance të panjohur, një personi apo një mase të caktuar. Në disa raste ata mendojnë se është si të shpresosh në diçka që nuk është atje, apo që nuk mund të duket, por që ti dëshiron dhe shpreson që të jetë aty- sikur të kapërcesh një humnerë me shpresën se dikush do të gjendet në krahun tjetër për të të kapur përpara se të biesh.
Disa thonë “ Mos më fol mua për besimin,” duke shtuar pas kësaj, “ Fol me mua vetëm për gjëra të vërteta- gjëra që unë mund t’i shoh dhe ndjej. E megjithatë, kjo është pikërisht ajo çfarë Bibla thotë mbi besimin. Duke e kuptuar se të besosh në diçka që nuk e sheh është sfiduese për intelektin dhe eksperiencën tënde, shkruesi i Shkrimit thotë këtë: Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen. (Hebrenjtë 11:1). Ka dy fjalë kyçe që na ndihmon të kuptojmë këtë përkufizim. Fjala e parë, e përkthyer siguria ( mbaj mend “besimi është siguria e gjërave që shpresohen”) ishte e njëjta fjalë që përdorej në ditët e perandorisë Romake për të përfaqësuar titullin e një pjese pronësie. Supozo se ti dëshiroje që të merrje një pjesë toke në qytetin e Athinës, por jetoje në Romë. Ti paguaje paratë për këtë pronë dhe në këmbim merrje një kontratë- të firmosur dhe vulosur. Kjo pronë ishte e jotja.
Fjala e dytë, e përkthyer “tregim”, do të thotë se është një provë për atë çfarë ke shpresuar. Në rregull, mund të thuash, por kur vjen puna për të besuar tek dikush apo në diçka që unë nuk e kam parë më përpara, unë e kam të vështirë të ndjej që kjo është e vërtetë.
- S. Lewis ka shkruar “ Besimi mbahet tek gjërat që arsyeja jote i ka pranuar njëherë, pavarësisht gjendjes tënde emocionale të ndryshueshme… Ky rebelim i emocioneve të tua ndaj vetes sate të vërtetë ka për të ardhur, e kjo është arsyeja se përse besimi është një virtyt i nevojshëm; deri në momentin që të disiplinosh gjendjet e tua emocionale dhe të jesh në gjendje t’i largosh ato, ti nuk do të mund të jesh një i Krishterë që shkëlqen dritën tënde, por do të jesh një krijesë me dy mendje, që do të lëkundet sa këtej andej në erë, në varësi të motit që bën. Rrjedhimisht, njeriu duhet të trajnojë veten me zakonin e besimit.
Në rregull, për ty është problem që t’i dorëzosh jetën dhe të ardhmen tënde diçkaje- e thënë më mirë- dikujt që nuk e ke parë asnjëherë, kështu? Atëherë bëji vetes këto pyetje:
- A besoj unë se ka një Zot që ka treguar fuqinë e Tij, duke krijuar këtë botë?
- A besoj unë se Perëndia është një Perëndi i mirë, e se Ai nuk po përpiqet që të na bëjë të besojmë në diçka që është e pavërtetë?
- A besoj unë se Zotit i duhet zënë besë, se Ai nuk do të na gënjente e as të përpiqej të na mashtronte?
- A besoj unë se prova e dashurisë së Tij ishte fakti i pamohueshëm se Ai dërgoi Birin e Tij në Tokë kohë më parë?
- A mund të pranoj unë atë që Pali shkroi, “ Perëndia e tregoi dashurinë e Tij ndaj nesh, në atë që kur ne ishim ende në mëkat Krishti vdiq për ne?”
Një mendim i fundit. Ashtu siç e ka thënë edhe A.W. Tozer , “ Në librin e veprave, besimi ishte për secilin besimtar një fillim, e jo një fund; ishte një udhëtim, e jo një shtrat për të qëndruar duke pritur ditën e triumfit të Zotit. Besimi nuk ishte një akt që bëhej vetëm njëherë; ishte një qëndrim i zemrës dhe mendjes që inspironte dhe aftësonte besimtarin për të marrë kryqin e tij e për të ndjekur qengjin. E ashtu siç thotë edhe Elton Trueblood: “ Të besosh nuk do të thotë të kesh bindje pa pasur asnjë provë, por t’i zësh besë Perëndisë pa pasur asnjë rezervim.”