U tregoni njerëzve se janë pafundësisht të çmuar!

Edhe sikur babai im dhe nëna imë të më braktisnin, Zoti do të më pranonte (si fëmijë të birësuar). – Psalmeve 27:10

Kam zbuluar se shumë nga njerëzit që takojmë çdo ditë të jetës, nuk e kuptojnë vlerën që kanë si fëmijë të Perëndisë. Mendoj se i ligu punon shumë fort që t’i bëjë njerëzit të ndihen pa vlerë, por ne mund ta neutralizojmë efektin e gënjeshtrës së tij dhe akuzat duke ndërtuar, inkurajuar dhe udhëzuar njerëzit.

Një mënyrë për ta bërë këtë është nëpërmjet komplimenteve të sinqerta, që është një nga dhuratat më të çmuara në botë. Një kompliment i sinqertë mund të duket si diçka e vogël, por i jep një forcë të jashtëzakonshme njerëzve që ndihen të pasigurt apo të parëndësishëm.

Unë besoj tek qëllimet dhe ndërsa punoja me Perëndinë për të zhvilluar zakonet e mira në inkurajimin e të tjerëve, e sfidova veten të komplimentoja të paktën tre persona çdo ditë. Ju rekomandoj të bëni diçka të ngjashme për t’ju ndihmuar të jeni inkurajues.

Bibla thotë që Perëndia birëson si fëmijë të Tij ata që ndihen të braktisur. T’i gjejmë këta njerëz dhe të përpiqemi t’i ndërtojmë duke i bërë të ndihen të çmuar. T’u tregojmë që Perëndia i do ata.

Lutje

Frymë e Shenjtë, më trego njerëzit që nuk e dinë se Ti i do si fëmijët e tu. Më afro në rrugët e tyre që unë t’i inkurajoj dhe t’i bëj të ndihen të çmuar.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI