Tre mënyra si mund të luftosh plakjen!

Kur ishim fëmijë, mezi i prisnim ditëlindjet. Festat me miqtë dhe familjen, dhuratat, tortën, akulloret – për fëmijët është e gjitha shumë emocionuese. Megjithatë, me siguri e keni vënë re se sa më shumë të rriteni, aq më shpejt duket se vijnë e ikin ditëlindjet. Festat argëtuese të ditëlindjeve, ja lënë vendin efektit të plakjes që na sjellin ditëlindjet.

Bibla nuk e shmang çështjen e plakjes. 2 Korintasve 4:16 na thotë qartë se ”  njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim”. Ndërsa vitet kalojnë, ne përballemi me rrudhat, rënien e flokëve dhe dhimbje që nuk i kemi ndjerë kurrë më parë. Madje dhe mund të tkuremi një centimetër apo më shumë në gjatësi.

Por Bibla nuk ndalet me përshkrimin e asaj që po humbasim në pamjen e jashtme. I njëjti varg vazhdon duke thënë, ” ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë”. A ripërtërihemi vallë? Edhe pse  nuk mund ta ndalojmë plakjen, a mund të përtërihemi vërtet dita-ditës? Po, unë besoj se po, dhe më poshtë po ju tregoj tre mënyra që tregojnë se si:

Së pari, ne ripërtërihemi kur ushqehemi me Fjalën e Perëndisë. këndvështrime të reja nga Bibla na japin një botëkuptim të ri të Perëndisë për çdo ditë.

Së dyti, ne ripërtërihemi kur adhurojmë. Kur Pali dhe Sila u rrahën në Filipi dhe u futën në burg, ata i kënduan lavde Perëndisë pavarësisht nga dhimbja që ndjenin. Dhe forca e tyre u ripërtëri.

Së treti, ne ripërtërihemi kur ndryshojmë fokusin tonë. 2 Korintasve 4:18 thotë: “Ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.” Këto tre praktika – leximi i Fjalës së Perëndisë, adhurimi dhe fokusimi në të përjetshmen – do të ripërtërijnë forcën tuaj për punën që Perëndia ka ende për ju.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI