Dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhënjyer mbi ata në të. – KOLOSIANËVE 2:15
Njerëzit që kanë qenë të abuzuar, refuzuar ose të braktisur zakonisht kanë mungesë vetëbesimi. Individë të tillë ndihen të turpëruar dhe fajtorë dhe kanë një imazh shumë të varfër për veten. Djalli e di këtë dhe fillon sulmin e tij ndaj besimit personal kurdo dhe kudo që mund të gjejë një hapësirë. Qëllimi i tij është t’i bëjë njerëzit të besojnë se janë të dështuar.
Djalli e di se një individ pa vetëbesim nuk do të dalë kurrë për të bërë gjërat që ata vërtet duan të bëjnë. Ai nuk dëshiron që ju të përmbushni planin e Perëndisë për jetën tuaj. Nëse ai mund t’ju bëjë të besoni se jeni të paaftë, atëherë as nuk do të përpiqeni të arrini ndonjë gjë të vlefshme. Edhe nëse bëni një përpjekje, frika juaj nga dështimi do të vulosë humbjen tuaj, të cilën, për shkak të mungesës së besimit, ndoshta e keni pritur që në fillim. Kjo është shpesh ajo që quhet “Sindroma e Dështimit”. Njerëzit dështojnë për shkak të besimeve të gabuara dhe vazhdojnë të kenë besime të gabuara sepse dështojnë. Është e vështirë të dihet se cila vjen e para, por ata e gjejnë veten në një kurth nga i cila duket se nuk mund të dalin.
Jezusi e mundi Satanin dhe triumfoi mbi të në kryq, dhe fitorja e Tij është fitorja jonë. Ju mund ta mposhtni sindromën e dështimit sepse jeni më shumë se fitimtar nëpërmjet Krishtit (Romakëve 8:37).
Fitorja e Perëndisë e blerë në kryq është e plotë.