Mëngjesin e sotëm një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz dhe duke bllokuar mijëra të tjerë.
Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.
Në Turqi raportohet për të paktën 360 viktima, ndërsa Damasku informon për mbi 230 persona që kanë ndërruar jetë dhe mijëra të tjerë të plagosur në të dy shtetet.
Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.
Ndërtesa kishash dhe besimtarë të krishterë janë prekur nga tërmeti që tronditi mëngjesin e së hënës Turqinë dhe Sirinë. President i Shema Media Group, Soner Tufan tregon se një nga qytete më prekura është Antiokia.
“Ka shumë vëllezër dhe motra të krishterë të prekur dhe shumë ndërtesa kishash të shkatërruara. Dhe gjithashtu është një çift i krishterë, Polla dhe Hakan ata janë ende në rrezik. Janë ende nën rrënoja dhe grupet e shpëtimi duke tentuar ti nxjerrin ata jashtë.”
Thirrja që vjen nga President i Shema Media Group në Turqi, Soner Tufan është për lutje dhe ndihmë.
“Lutuni për Njerëzit, lutuni për mbrotje dhe për vëllezërit dhe motrat nën rrënoja”.
Edhe Radio 7 i bashkohet thirrjes për ndihmë dhe lutje për të gjithë personat e prekur nga tërmeti në Turqi. Lutjet tona shkojnë për ndihmë në këtë kohë nevoje për shpëtim të jetëve dhe personave të lënduar dhe ngushëllimin e zemrave të familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre.