Nga:

Të vërtetat e hidhura rreth shëndetit tonë.

shendeti

Shohim çdo ditë njerëz të cilët nuk kujdesen për veten. Madje ti mund të jesh një prej tyre. Këta persona dallohen që nga pamja e jashtme. Nuk mund të dukesh mirë nëse nuk ndihesh ashtu. Mënyra se si ndihesh do të shfaqet në një moment, në gjuhën e trupit tënd, te sytë e rënduar, apo edhe te lëkura. Është në natyrën tonë që të kujdesemi për veten tonë, por përse nuk e bëjmë?

 

 

  1. Ne nuk dimë se si të kujdesemi për trupin tonë.

Dedikuar dietave të këqija, keqinformimit, dhe lehtësisë që ofrojnë  fast food-et njerëzit janë konfuzuar dhe nuk dinë  se çfarë të hanë.

  1. E kemi shtrembëruar imazhin e trupit të shëndetshëm për shkak të rrjeteve sociale

Nga njëra anë jemi mbushur me idenë e një bukurie të paarritshme, ndërkohë që nga ana tjetër, obeziteti është kaq i pranishëm saqë po bëhet normal. Ajo që  duhet të bëjmë është të  përcaktojmë edhe njëherë imazhin e një personi të shëndetshëm në mendjen tonë dhe ti afrohemi atij.

  1. Nuk bëjmë më aktivitet fizik

Aktiviteti fizik ka qenë pjesë e përditshmërisë në historinë e njerëzimit. Por tani vihet re që jemi ndarë me ushtrimin fizik. Ti duhet të dish që pjesë e domosdoshme e mirëqenies është aktiviteti fizik.

  1. Punojmë më shumë se ç’duhet

Nën presionin e karrierës dhe prindërimin, taksave që duhen paguar dhe rritjes së çmimit të karburanteve është e pamundur të pushojmë. Ne marrim një sandwich dhe vrapojmë; kemi shkurtuar orët e gjumit që të punojmë më shumë, duke lënë kështu punën të na tërheq ne. Në këtë formë kemi ndërprerë çdo gjë që dikur na jepe kënaqësi. Kjo është shumë e keqe, sepse jeta është një dhuratë dhe është krijuar të jetë e gëzueshme. Duhet të jetë e qetë dhe e bukur.

  1. Nuk i kushtojmë më vëmendje vetes

Mohimi i vetvetes është një varësi. Ndihemi mirë kur bëjmë gjëra për të tjerët sepse na bën të ndihemi të rëndësishëm. Është mirë të ndihmojmë të tjerët por shohim njerëz që vazhdimisht injorojnë nevojat bazë. E vetmja gjë që i plotëson është të bëjnë diçka për të tjerët. Kjo është për tu admiruar, por kjo mund të ngatërroj virtytin me vuajtjen. Të tillë persona bëhen të hidhur. Dhe kur trupi nuk mban më e jeta s’ka më gëzim, bëhet shumë e vështirë të ndihmosh ndokënd. Duhet që fillimisht të kujdesesh për mjetin kryesor të vullnetarizmit, trupin tënd dhe pastaj të vullnetarizosh. Nuk po sugjerojmë që të jeni egoist sepse kjo na bën të palumtur dhe nuk është kjo mënyra se si Zoti na mëson të jetojmë. Duhet të sakrifikojmë dhe të bëjmë punë të mira, por nuk duhet të injorojmë nevojat tona bazike. Çdo gjë në jetë duhet të balancohet sepse përndryshe dikush do të shkatërrohet dhe ky dikush jemi ne.

  1. Kemi humbur mbështetjen

Kur nuk kemi një rrjet shoqëror të mirë apo një familje besimi që kujdeset për gjendjen tonë shpirtërore, është e lehtë që të mërzitemi, ndihemi vetëm, dhe në depresion. Nëse nuk jemi të aftë që ta mbushim këtë zbrazëti, atëherë djalli do ta bëj këtë. Mund ta kesh dëgjuar shprehjen “natyra nuk e  ka qejf zbrazëtinë” por i ligu e ka. Ai do të mundohet ta mbush atë me negativitet. Ndaj të kesh një rrjet të mirë miqsh është një mënyrë e mrekullueshme për të parandaluar zakonet e këqija. Ne kemi nevojë që të rrethohemi me njerëzit e duhur të cilët do të kujdesen për ne nëse na shohin që nuk jemi në ekuilibër. Ne kemi nevojë të kalojmë rregullisht kohë me Zotin dhe të mësojmë parimet e Tij. Fryma e Shenjtë që punon përmes Fjalës së Tij na bind për mëkat dhe na jep mundësinë të bëjmë ndryshime pozitive përpara se të sëmuremi.

  1. Kemi harruar vlerën tonë

Nëse nuk je i sigurt për vlerën tënde në sytë e Zotit, atëherë të ftojmë që ta lexosh me vëmendje këtë artikull. Ka një vijë të hollë midis shpirtit tonë dhe trupit, të cilën duhet ta kuptojmë të gjithë. Zoti ka planifikuar një të ardhme të mrekullueshme për ty dhe ti duhet të përgatitesh për të. Duhet të dukesh dhe ndihesh mirë, gati për të bërë çfarëdo që Zoti të kërkon.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI